Zyrtarizohen 2  deputetë nga lista e PD,  ja 14 kandidatët e radhës 

 

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Tiranës në listat zgjedhore të 2017-ës, Ralf Gjoni, ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, formularin e vetëdeklarimit, duke hedhur kështu hapin e parë ligjor drejt marrjes së mandatit të deputetit. Në seancë e radhës, KQZ do të shqyrtojë formularin e tij në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, për t’i dhënë më tej zyrtarisht mandatin e deputetit.

Po sot, siç ishte paralajmëruar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha mandatin e deputetit, dy kandidatëve nga listat e PD-së, Ligoraq Karamelos dhe Alban Zenelit. Ky i fundit zëvendëson në Kuvend, ish-deputetin Flamur Noka në qarkun e Kukësit, ndërsa Ligoraq Karamelo merr mandatin e Ervin Salianjit në qarkun e Korçës.

Kujtojmë se një ditë më parë, KQZ u dha mandatin e deputetit edhe 5 kandidateve nga listat shumemërore të PD dhe LSI, ndërsa deri më tani në total KQZ u ka dhënë mandatin 11 kandidatëve nga listat e PD dhe LSI.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot u ka dërguar zyrtarisht njoftimin 14 kandidatëve në listat vijuese nga PD dhe LSI. Kandidatët kanë 10 ditë koë për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit. Nëse ata nuk e dorëzojnë brenda këtij afati, rrjedhimisht mandati i tyre digjet, dhe KQZ njofton me radhë kandidatët e tjerë deri në shterimin e listës.

Në total, me 11 kandidatët që pranuan mandatin, Ralf Gjonin që dorëzoi formularin, dhe tre deputetët që ndryshe nga grupi nuk hoqën dorë nga mandati (Mylsim Murrizi, Rudina Hajdari dhe Lefter Koka) opozita e re parlamentare shkon në 15 deputetë.Korrieri

PD Tiranë

Fuat Haxhiymeri
Blendi Sulaj
Flamur Hoxha
Fatbardh Plaku
PD Lezhë

Zamira Mernica
PD Elbasan

Arben Elezi
Fitimtar Zekthi
Blendi Himci
PD Dibër

Agron Qoku
PD Vlorë

Adriatik Alimadhi
Hariz Mema
LSI Fier

Marsela Ahmetaj
LSI Vlorë

Enada Koçiraj
LSI Shkodër
Amra Barova
***

Kandidatët që deri më tani kanë marrë zyrtarisht mandatin e deputetit

Ralf Gjoni (ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit)
Ligoraq Karamelos zëvendëson Ervin Salianjin
Alban Zeneli zëvendëson Flamur Nokën
Aurora Mara zëvendëson Edmond Haxhinaston
Ylli Shehu zëvendëson Floida Kërpaçin
Edmond Rrushaj zëvendëson Endrit Brahimllarin
Enver Roshi zëvendëson Përparim Spahiun.
Edjola Braha zëvendëson Vangjel Tavon
Elda Hoti zëvendëson Vitkor Tushën
Edlira Hyseni zëvendëson ë Nora Malajn
Lefter Maliqi zëvendëson Astrit Veliajn
Majlina Halilaj zëvendëson Lulzim Bashën