Zyrtari i lartë i BE-së të enjten në Tiranë, takim me Ramën dhe opozitën

Pas delegacionit të Parlamentit Europian, Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negocimet e Zgjerimit, Christian Danielsson do të zhvillojë nesër një vizitë një ditore në Tiranë.

Vizita e zyrtarit të lartë të BE-së ishte ishte programuar më parë por tashmë duket se axhenda e tij ka ndryshuar për shkak të krizës politike në vend, situatë e cila mendohet të marrë edhe të gjithë fokusin e diskutimeve.

Të enjten, Christian Danielsson, do të ketë takime me kryeministrin Edi Rama në orën 09:30 dhe në 10:30 do të takojë kreun e PD-së Lulzim Basha.

Në përfundim të takimeve, Danielsson do të mbajë një konferencë për mediat në 12:00.