ZMADHIMI I NJOLLËS SË MURRME

 

Sondazhi i fundit “i pavarur,” po me penë të njomur në shishen e bojës qeveritare, e nxjerrin Qeverinë aktuale dhe mbështetjen ndaj PS-ramiste me 28% duke lënë prapa opozitën e vendit nderkohë duke zmadhuar te ashtquajturën zonën “gri” ose të pavendosurit.

Me pak fjalë një zmadhim i papritur i “njollës se murrme”

Sigurisht në atmosferën e zezë të politikës së majtë nuk mund të shkruhej se mavi-ja soc-ramiste shkëlqen, po thjesht kunturet e saj qëndrojnë fort, pëkundrejt blu-së. Sipas sondazhit si mavi-ja, ashtu bluja, janë më pakt të dukshme në raport me zonen “gri” që është stërzmadhuar papritur.

Piktoret, bojaxhinjtë apo përzierësit e bojnave si në rastin e Kryeminstrit tonë, apo dhe Edver Hoxha, e dinë mirë se ngjyra gri formohet nga përzierja e së bardhes me të zezën.

Sado krahasimet ngjajnë ose çalojnë me Enver apo Edver, asnjërit prej tyre nuk ua ha qeni shkopin në fushën e analizave të thukëta dhe masave operative.

Një ish Prokuror i Republikës italiane, G.C Caselli, duke folur për mafian, lidhur me këtë gri-në apo njollën e murrme, ka një definicion.
Ai thotë se “zona gri” i përkrahësve të heshtur, ata që nxjerrin përfitime indirekte nga mafia, e bën shumë të vështirë veçimin e së zezës nga e bardha.
Ndersa bëhet më e vështirë puna e ekspertëve pa deklarimin e hapur të politikës ne cilin krah është. Ndersa nenvizon domosdoshmërinë e bashkëpunimin e denoncimet nga ana e qytetarve si parësore.

Po në kontekstin shqiptar, një gjë është e sigurtë se preçedenti i rilindur, dmth mbledhja e byrosë politike e rilindjes do të ndodhë, njëlloj si fiks perpara 50 vjetësh(1969). Dhe shoku Enver (junior) do ta dënojë “njollën e murrme” me gjithë Minush Jero-t, apo Mihal Luaras-ët, nderkohë që e zeza atavike do triumfojë mbi te bardhat mikroborgjeze.

Zef Zefi