Zgjohuni shqiptarë !

 

Nga Shkëlqim Selmani

Babëzia ka arritur kulmin ! Dora vrastare arriti të shtrihej deri edhe te ujvara e vetme e Shqipërisë dhe mrekullia natyrore e turistike e kanioneve të Osumit. Shkatërro Shqipërinë për të bërë para, shit Shqipërinë për të mbajtur pushtetin, varfëro popullin për të mbushur buxhetin. Në mijëra paudhësira e kusarira të kësaj qeverie këto janë më të frikëshmet dhe më të turpëshmet për të cilat çdo njeri normal e me mend në kokë duhej jo vetëm të shqetësohej e revoltohej, por të uluriste deri sa o të ndryshonte gjendjen ose të vdiste. Nafta është shitur dhe në xhepin e popullit asnjë lek, minierat janë shitur dhe në buxhetin e shtetit asnjë lek, taksat janë trefishuar nga 2013 e këtej dhe gjysma shkojnë në xhepat e pushtetarëve, asministrata, siç e tha vetë kryeministri, është mbushur me kusarë dhe të paaftë, e çfarë të këqija më të mëdha mund ti bësh një populli e as të mos kesh frikë, as të zverdhesh e as të skuqesh. Qofshim ne që jemi e e pesofshim më keq se e kemi pësuar në se nuk e ngrejmë zërin, pa dallime e militantizëm partiak, për të rrëzuar nga pushteti ata që tallen përditë me ne dhe vazhdojnë të shkatërrojnë dhe tradhëtojnë Shqipërinë vetëm për sundim, pushtet e para . Zgjohuni, revoltohuni, përmbysini o njerëz pa u bërë tepër vonë ….