Zgjedhjet farsë, Luan Baçi tallet me Armandin dhe me Subashin
Nje nder personazhet me te njohur te politikes ne Fier dhe ish deputeti Luan Baçi eshte tallur me farsen e zgjedhjeve moniste te dites se neserme. Ne profilin e tij ne facebook Baçi shkruan: “Nesër 30 Qershor 2019, ditë që do mbahet mend gjatë në kujtesën e Qytetarëve Fierakë. Do të votohet për: ARMANDON DHE SUBASHIN.
Këto janë dy kandidaturat, që qytetarët e Fierit duhet të përzgjedhin për të votuar dhe ta bëjnë Kryetar Bashkie. Sondazhet tregojnë, se konkurenca do të jetë shumë e fortë dhe do të ketë surpriza, për këtë arsye, Fieri është në ankth, ka mbajtur frymen pezull. Kush do te fitoje vallë?
Stafi i ARMANDOS, neser do ta shoqerojë festen me këngë e valle, pasi sipas tyre, SUBASHI, nuk ka asnjë shans që të fitojë, pasi është akuzuar, per shume afera korruptive, tendera korruptive, familjarizim dhe nepotizem ne administraten e bashkise, mos mbajtie te premtimeve, dhe braktisje te qytetareve te thjeshte.
Ne qofte se fiton SUBASHI, thotë stafi i ARMANDOS, atehere vertetohen te gjitha akuzat qe po artikulohen çdo dite kete muaj, per te:
Presion i forte per çdo infermjer dhe punonjes te shendetësisë, qe po nuk vajtën ne votim, te henen jane automatikisht te hequr, jo vetem ata, por dhe njerzit e tyre, ne administrat.
Presion i forte çdo drejtori shkolle, per mesuesat qe kane ne varesi si dhe familjaret e tyre, nga 30 vet secili per ti çuar ne votim, ndryshe te henen jane pa pune.
Çdo drejtori rajonale, e Sigurimeve, e Targave, e Tatimeve, Posta, Aluizni, Hipoteka, Zyra e Punes, Alpetroli, Ujesjellsi, dhe çdo punonjes administrate, do te verifikohen listat, se kush nuk ka votuar dhe masa do te jete e menjehershme; Largim nga puna!
Jane te shumta telefonatat qe na thone, s’kemi çfarë te bejme, duhet te vemi, do na heqin nga puna.
Plus qe keta na thone, vetem ikni ne votime dhe votoni ke te doni, kush do ARMANDON, le ta votoj, kush do SUBASHIN, ate te votojë.
Te dashur qytetar, te Fierit dhe te zonave , Cakran, Levan, Dermenas, Topoje, Libofshë, Mbrostar, Portez, Qender, Frakull: mos u beni pjes e kesaj farse elektorale, ky eshte nje turp, qe i behet bashkisë tonë. Keto zgjedhje nuk do te njihen, keto nuk jane zgjedhje, kjo eshte vjedhje.
Ata qe do te behen pjesë e kesaj farse, do te ndihen te turperuar neser. Mos shkoni ne keto votime te turpshme. Emrat e atyre qe do te votojne neser do te mbahen mend gjate.”