ZËRIN E LE MBRAPA PËR NE DHE SHEKUJT QË DO VINË

Nga Kristo Çipa

(Sot përcillet drejt pavdeksisë Dhimitër Varfi, këngëtari që hiqte perden në skenën e Zotit)
Sot është një ditë e trishtë por njëkohësisht edhe krenare se Himara, bregu i detit, Shqipëria dhe më gjërë përcjellin me duartrokitje drejt pavdekësisë gjeniun e këngës Himarjote, zëtingëlluesin e papërsëritshëm, tenorin polifon që ka bërë me dhjetra këngëtarë e artistë ta admirojnë, lakmojnë dhe ti luten Zotit për t’u dhënë një zë të tillë. I” ngopur” me jetë por i pangopur me avaze e këngë, Dhimitër Varfi fsheh fizikën e tij të pakët të firuar nga pleqëria,për të na lënë dhjetra këngë lapidar të Neço Mukos, Lefter Çipës, Kujtim Micit, Pavllo Gumës dhe mjaft të tjera anonime. Himara nuk ka patur ndonjëherë një njeri kristal nga zëri, qelibar nga shpirti dhe model nga qytetaria që në nëndëdhjetë e kusur vjeç vetëm i ka zbardhur faqen dhe i ka ngritur supet asaj.
Ishin vitet 50- të shekullit të kaluar kur në qëndrën e Himarës fshat një grup djemsh nga 17-20 vjeç po këndonin avazet tallazore të bregut por krejt ndryshe nga më parë. Asnjë lëvizje në vargje dhe vijën melodike( sa himarjotët janë shumë fanatik në mbrojtjen e motivit të tyre) por krejt ndryshe në timbër tempo/ritëm dhe qartësi zërash qiellorë. Nga ajo ditë Dhimitër Varfi dhe grupi i tij u futën në legjendë. Pak kohë më vonë ata rikënduan “ Vajzë e valëve” nën një ritëm e dimension që asnjë kompozitor dhe specialist folklori e muzike nuk mund të ndërhynte veç shkurtonin dhe modifikonin ndonjë fjalë nga teksti monumental i Neço Mukos. Duke kaluar vitet dhe grupi i Himarës jo vetëm skenat shqiptare por dhe ato ruse, bullgare dhe jugosllave i trondiste. Vonë, shumë vonë filluan grupe të tjera ta konkurojnë. Dhimitër Varfi ishte ëndra e të gjithë këngëtareve shqiptarë jo vetëm të polifonisë por edhe të asamblit të shtetit dhe këngëtar të operas. Vëllai i legjendës së zërit shqiptar, Vaçe Zela. Hysni Zela ikte nga Tirana në Himarë për të munduar ta imitonte sadopak por siç thotë vet Hysniu , ne mund të arinim lartësinë e zërit por tempo ritmin e tij të brendshëm ishte e pamundur ta kapje. Dhimitër Varfi kishte miqësi të fshehtë me detin. Ai i kishte dhënë tallazin e brëndshëm, madhështinë, vibracionin dhe në bunac ëmbëlsinë qartësuese. Bashkë me Dhimitrin u bashkuan zërat harmoni të Andrea Dhimojanit, Thodhari Goros dhe isos kambanë himarjote.
Sot brënda dhëmbjes duartrokasëm mjeshtër se ti vetëm me këngë mund të përcilleshLoti për ty është i huaj, krenaria është e gjithëpushtetshme. Gurët , brigjet, sheshet, shpesët, deti, arti, muzika dhe mbi të gjitha polifonia po të bëjnë homazh shpirtëror dhe i lutemi Zotit që në brigjet e Himarës të na dërgojë një djalë të ri me zërin tënd. Po të qepësh motivet, avazet, drithlrimat, vibracionet e këngëve të tua i pavdekshmi Dhimitër, do të bëhet njl flamur i madh nderimi që mbulon bregdetin, detin dhe mbarë Shqipërinë. Artist i merituar, Kalorës i urdhrit të Skënderbeut dhe “ Ramazot” i Zotit të qoftë i lehtë dheu dhe e ëmbël parajsa qiellore,
Brezat që vijnë kanë mese të krenohen
Lamtumirë DHIMITËR VARFI !