Zbulohet Skandali/ Taksat e amerikanëve financuan antiamerikanizmi në Shqipëri…

 

Bill Marshall, një hetues i Judicial Watch, pas daljes së raportit të JW për ndikimin e Sorosit dhe financimeve të USAID për projekte të përbashkëta me Soros, “në favor të Ramës, partisë socialiste dhe të qeverisë socialiste-komuniste” ka shkuar edhe më tej me qëndrimin e tij:

“Qëllimi i parave të taksapaguesve amerikanë ka qenë gjithnjë mbështetja e vendeve që kanë qeveri konservatore pro-amerikane, por kjo nuk ka ndodhur me rastin e Shqipërisë. Por synimet e organizatave të Sorosit kanë qenë për të promovuar lëvizjet e majta në projekte të tilla si LGBT, legalizimi i drogës, e tjerë dhe të mbështesë individë e qeveri të majta.”

Më fjalë të tjera, sipas Bill Marshall, “paratë e taksapaguesve amerikanë që kanë financuar projektet e Sorosit kanë shkuar për parti të majta dhe projekte tipike për Soros, duke nxitur tek konservatorët proamerikanë të vendeve të ndryshme të botës ndjenjën anti-amerikane”.

Sepse fatkeqësisht, qytetarët e vendeve të ndryshme të botës, mes tyre edhe qytetarët shqiptarë, e më konkretisht ata qytetarë konservatorë pro-amerikanë, që kanë vuajtur nën regjimet e rrepta komuniste dhe nga të cilat në shumicën e rasteve kanë dalë partitë e majta pas viteve ’90, e kanë ndjerë për një kohë të gjatë ndikimin e SHBA përmes veprimeve të organizatave të Sorosit që jo vetëm i kanë denigruar por edhe i kanë detyruar të pranojnë projekte të konsideruara nga konservatorët amerikanë si “pështira”, si ato të lidhura me LGBT, legalizimin e drogës, e tjerë.

Mund të thuhet pa asnjë dyshim se sjellje e tillë e nga organizatat e Sorosit me paratë e taksapaguesve amerikanë “ka nxitur ndjenjën e anti-amerikanizmit”, edhe në Shqipëri, sepse ata kanë menduar se kjo është një politikë e SHBA dhe jo një strategji e Sorosit, e cila kundër konservatorëve pro-amerikanë dhe por lëvizje të majta, socialiste apo komuniste.

Dhe këtë sjellje qytetarët e kanë “prekur” shpesh përmes veprimeve të ambasadorëve, qofshin edhe të karrierës, të cilët me ose pa vullnet janë bërë pjesë e implementimit të projekteve të Sorosit, të bashkëfinancuara nga paratë e taksapaguesve amerikanë, shpesh përmes USAID./ syri.net