Zbulohet dokumenti. Fjalimi mbi varrin e Avni Rustemit 28 nentor 1939: Rri i qetë, Avni, se ideali yt u përmbush me përhapjen e Fashizmit në Shqipëri,
Nga Av .Xhafer Sadiku
Më 28 nëntor 1939, kur vendi ishte pushtuar nga ushtria e Benito Musolinit, shokët e Avni Rustemit e “festuan” datën e pavarësisë me një fjalim mbi varrin e tij, në Vlorë. Në fjalën e mbajtur me atë rast, ata theksuan se ideali i Avni Rustemit ishte Fashizmi të cilin ai “desh me krijue në këtë tokën e bekuar, pikërisht dy vjet pas përhapjes së Fashizmit vet në Itali”. “… Rri i qetë, Avni, se ideali yt u përmbush me përhapjen e Fashizmit në Shqipëri, nën Shenjat e Liktorit Perandorak…”