Yuri Kim: Regjimi i Hoxhës tentoi të helmonte miqësinë tonë

“Regjimi i Hoxhës tentoi të helmonte miqësinë tonë”, marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, Yuri Kim: Mbetet ende shumë për të bërë
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka folur për marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë, në një konferencë që po zhvillohet në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ajo tha se këto marrëdhënie kanë përparuar por mbetet ende shumë punë për tu bërë.

“Regjimi i Hoxhës mbylli vendin dhe u përpoq të helmojë miqësinë mes shqiptarëve dhe amerikaneve. Në vitin 1991 pati një fillim të ri.

Edhe pse kam parë me mijëra herë fotografi, ende më prekin shumë fotot e 300 mijë shqiptarëve. U mblodhën në sheshin Skënderbej për të thënë se ne jemi me ju, për të dëgjuar sekretarin Baker se liria funksionon.

31 vite pas rënies së komunizmit mbetet ende shumë për të bërë. Mendoni sa shumë kemi përparuar”, u shpreh ajo.

 

 

Pas