Ylli Krasniqi:Si më dënoi dy here sigurimsi Bujar Sheshi, si “agjent serb” në Shqipëri dhe si anti-serb Jugosllavi
i
Illi Krasniqi, ish i burgosur politik i diktaturës komunistë është një nga viktimat e hetuesit sigurims Bujar Sheshi. Krasniqi jeton aktualisht ne Gjermani pasi është larguar nga vendi qe ne vitin 1991 pas lirimit nga burgu. Z. Krasniqi, fisnik si shumica e te burgosurve polikë e ka te vështire te false për torturat dhe vuajtjet e tij ne hetuesinë e drejtuar nga Bujar Sheshi si dhe ndjekjen e tij nga Sigurimi para, gjate dhe pas burgimit te tij . I pyetur nga gazeta “Minerva” ,Ylli Krasniqi ,tregon një histori te shkurtër te përndjekjes se tij nga Sheshi dhe Sigurimi i Shtetit duke na premtuar se ne momentin e pare qe do te vije në Shqipëri do te jap një interviste me te pilotë. E veçanta ne dëshminë e Krasniqit është fakti se ai është arrestuar edhe përndjekur edhe pas arratisjeje ne Jugosllavi ne vitin 1989 me dosjen hetimore që i ka përgatitur Sheshi ne Fier. Dosja e Bujar Sheshit ishte përcjelle nga Sigurimi apo ndoshta edhe nga vet hetuesi tek UDB-ja ne Beograd – thotë Krasniqi
Deshmia e plotë e Krasniqit
Historia ime dhe e familjes sime është e shume e hidhur .Babai im erdhi ne Shqipëri ne vitin 1958 për shkak te përndjekjes nga UDB dhe regjimi serb ne Kosove. Ne rrjedhim nga një familje e njohur nacionaliste (Ballistësh) që prej katragjyshit. Kemi dhe shuma tokë ne Kosove, direkt ku gjenden minerale si kuarci, qymyri etj e gjitha në emër te babait tim . Kur babi im erdhi ne Shqipëri UDB-ja njoftoi sigurimin për qëndrimet nacionalistë e antikomuniste te familjes sime dhe ne automatikisht u klasifikim si armiq edhe nga qeveri shqiptarë dhe u vumë ne ndjekje te Sigurimit te Shtetit . Dihet qe bashkëpunimi komunistet bashkëpunonin direkt me serbet deri ne fund te reagimit te tyre e bashkojnë edhe sot .
Jam ndjekur hap pas hapi për tre vjet resht nga Sigurimi i Shtetit ne mënyre te veçantë nga Bamir Shehu qe prej muajit Shkurt 1980 deri në 5 Nëntor 1983 ditën e arrestit . Më ka përgjuar dhe ndjekur nga mbrapa ç’do lëvizje timen. Kishte në mbështetje Viktor Prendin dhe Lavdi Balla të cilët e informonin për çdo gjë qe beja un. Këta me dolën dhe dolën dhe dëshmitarë në gjyq ku dëshmuan sipas porosive qe kishin marre ne Hetuesi . Hetuesi i Sigurimit Bujar Sheshi ishte arkitekti i dosjes hetimore dhe përndjekjes sime , Me prangosi personalisht me urdhër te Reshat Leskaj ishte dhe hetuesi qe drejtoi hetimin dhe torturimin tim gjate muajve të izolimit.
Jam arrestuar në sallën ku mbaheshin mbledhje mbi ish kinemanë e vjetër lagja Kastriot-Fier në një mbledhje me të rinjtë të organizuar nga Sigurimi dhe Rinia Komuniste ekstra ,vetëm për mua . Kryetari degës se Punëve te Brendshme Fier mbajti fjalën kryesore duke me cilësuar një “armik të popullit dhe partisë” e trajtoi çështjen sikur un isha terroristi e armiku me i madh i vendit . Ky spiuni apo hetuesi i zellshëm i Sigurimit Bujar Sheshi rrinte mbrapa meje Mua me kishin ulur ne një karrige si ne bankën e te akuzuarit dhe këta drejtuesit e sigurimit me bënin gjyqin e pare publik . Sheshi me pardesytë karakteristike te Sigurimit në këmbë mbas meje gjate gjithë kohës. Me ne fund ,me fjalët “në emër te popullit je i arrestuar me lidhi me tel dhe më futen në birucën Nr.18 ne Degën e Brendshme , një birucë e tmerrshme e përgatitur enkas për vetëm për një person . Atje dihet se çfarë te priste dhune dhe tortura 24 ore. Sheshi drejtonte e urdhëronte gjithçka, nga presionin psikologjik natën dhe ditën dhe sidomos torturave fizike nga me çnjerëzoret . gjera qe tani dihet prandaj nuk po zgjatem ne detaje për to se është edhe një histori e gjatë dhe shume e trashtë. Mendojeni vete çfarë po ndodhte .Sapo kisha mbushur 18 vjeç dhe isha shpallur “armiku i madh i partisë “ Akuzat ishin nga me absurdet dhe me te rëndat . Akuzohesha për “agjentura me shtetin jugosllav” në bashkëpunim me gjyshen time 82 vjeçare si dhe me motrën e lindur në Kosovë. Ishte e tmerrshme ne nje familje nacionaliste qe kishin ardhur ne Shqipëri për ti shpëtuar terrorit serb akuzoheshim për agjente te serbeve me akuza te sajuar nga Sheshi dhe sigurimi . Me dënuan 12 vjet burg … !
Por persekutimi im nga Sheshi dhe sigurimi i tij nuk mbaron këtu . U lirova nga burgu ne vitin 1989 dhe me një here u arratisa ne Jugosllavi nga Mali i Zi . Atje me arrestuan Jugosllavet . Bëra 5 muaj Burg ne Prishtinë . Ne hetuesinë qe UDB me beri ne Prishtinë me akuzonin si për anti-Jugosllav e ant-iserb. U befasova kur si prova me paraqitën dosjen time hetimore te Fierit te përgatitur nga Bujar Sheshi ku un kisha deklaruar qëndrimet dhe te familjes sime kundër serbeve dhe Jugosllaveve . Kështu u dënova dy here nga Bujar Sheshi, një here si agjent serb ne Shqipëri dhe një here si anti-serb ne Jugosllavi , ku bëra 5 muaj burg . Kam prova shkresore për dosjen e Sheshit qe i ishte përcjellë UDB-se ne Beograd po i kam ne shtëpinë time ne Prishtine me ti mare do t’iu a ve ne dispozicion për botim . Nuk është rasti i pare qe shqiptaret e Kosovës dënoheshin ne Jugosllavi me dosjet e përgatitura nga sigurimi i shtetit ne Shqipëri. Ata bashke ishin kudo dhe kurdo .