Xhisiela ose vdekja e gruas shqiptare!
Nga Rezart Palluqi
Mund te pohoj me plot gojen se gruaja shqiptare nen qiellin shqiptar ka vdekur. Ose vdiq perfundimisht dje mbreme. Ajo nuk vdiq larg nesh. Ajo nuk ngordhi mbrapa mureve te trasha te burgjeve. Ajo nuk u poshterua neper korridoret e Hotel Dajtit enverist. Jo. Ajo u detyrua te marre lopaten e me te hape varrin e saj. E kjo ndodhi para kamerave televizive. Lopaten e porositen duart e zeza, ndersa ate ia dha ne dore Xhisieles nje femer. Nje grua. Nje grua me sise, pidh, bythe, kurriz te bute por pa zemer dhe pa dinjitet. Ishte Eni Vasili, ajo qe e beri kete gjest barbar. Me pas pasoi edhe ai burri me tullen e tij te famshme, qe shkelqen me shume se lekura e arit dhe floririt. Blendi Fevziu.
Xhisiela mohoi torturat dhe dhunen me nje gjakftohtesi te llahtarshme.Por llahtara me e madhe na erdhi prej gazetares, Eni Vasili. Ne fakt Eni zere se foli me nje kufome. Eni nuk e vuri me shpatulla mbas murit friken e Xhiseldes. Ta pyeste: po si moj vajze u digjka lekura e trupit tend me cigare per qejf? E shume pyetje te tjera te ngjashme. Eni Vasili u soll si nje kasetofon. Ai incizon dhe nuk te pyet se cfare flet e perse flet gjepura. Ky teater barbar na u sherbye perpara hundes. Mijera femra shqiptare vdiqen njekohesisht me Xhisielen. Cdo sekonde dhe fjale qe nxirrte Xhisiela nga goja sherbente si nje helm i tmerrshem per dinjitetin e femres. Per te drejten e saj per t’u vetmbrojtur e ngritur zerin ndaj dhunuesve.
Eni Vasili dje e perkrahur prej mafies kryesisht mashkullore kreu nje genocid te rralle ndaj femres shqiptare. Studioja e saj u mbush me mijera kufoma femerore. Mbreme nuk perjetuam vetem dramen e Xhisiela. Mbreme ndoqem drejtperdrejt shkaterrimin total te femres shqiptare. Mbreme pothuajse te gjitha nenat dhe motrat tona u ngjyen me nje mallkim te tmerrshem. Fati i Xhisieles u be fati i se ardhmes se femres shqiptare. Femra shqiptare ka 80 vjet qe dhunohet prej xhelateve enveriste, por teatri i mbremshem ka qene me spektakolari dhe frymemarresi qysh prej vitit 1991.
E meqenese ky teater u realizua prej nje gazetareje femer, mund te them se mbreme, Eni Vasili, kufoma e parfumosur groposi Xhisielen qe kundermonte djersen dhe spermen e mashkullit kanibal.