Xhafaj-Minniti përfundon takimi, dorëzohet raporti për kanabisin

Ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Në vizitën e tij në vendin tonë, Ministri i Brendshëm i Italisë shoqërohet nga një delegacion i nivelit të lartë i Ministrisë dhe Policisë italiane.
Takimin e parë Minniti e nisi me homologun e tij shqiptar Fatmir Xhafaj, për të vijuar më pas me një takim me Kreun e Shtetit Ilir Meta në Presidencë.
Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.

Axhenda:
Ora 10:00 Takim i ministrave Xhafaj-Minniti, në Ministrinë e Brendshme
Ora 11:00 Takim i ministrit të Brendshëm italian me Presidentin e Republikës, në Presidencë
Ora 11:30 Konferenca përmbyllëse e “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis