Xha Musto

Nga Nebil Çika

Sot ne një bisedë me ca miq te mi mu kujtua një personazh shumi i respektuar i fëmijërisë sime Musto Lala ( ndjese paste ) apo xha Mustua siç e thërrisnim , një antikomunist i thekur dhe tepër origjinal .Ne Borsh, fshati im i origjinës , tani pjese e bashkisë Himare , ka një përrua te pagëzuar me emrin e tij “ Përroi i Mustos ne lindje te fshatit . Përroi e mori ketë emër ne luftën e dyte botërore kur xha Mustua djalë i ri vodhi dhe rrezoi ne ketë prua një tricikël te një patrulle te ushtrisë italiane . Gjate kohës se komunizmit tentuan qe ketë akt ta klasifikonin “aksioni gueril “ te Xha Mustos , por ishte vete autori qe e bllokoi ketë falsifikim te historisë pasi sa here qe e pyesnin thoshte se qellim i vetëm i i tij ishte : “ti merrte gomat e triciklit për te bere opinga “ gjë qe e realizoi me suksese duke rrezikuar edhe jetën. Me ketë “akt patriotik” siguroi një vend ne histori pasi qe atëherë e besoj gjithë jetën ku vend quhet Përroi i Mustos.
Ishte punëtor i madh. Bashke me te vëllain hapi shume toka te reja , mbolli ullinj , agrume e peme te tjera, shtoi bagëtitë etje , duke siguruar një pasuri te konsiderueshme dhe një jete te begate. Një pasuri e vene me shume djerse e mundim , me pune te pa lodhur . Me ardhjen e komunizmit ja sekuestruan pronat dhe për shkak te bindjeve qëndrimit pothuaj te pa pajtuar me pushtetin komunist nuk shihej me sy mire .
Xha Mustua ishte një kundërshtar i veçantë i komunizmit. Megjithëse pa shume shkollë kushte një qartësi te admirueshme dhe një guxim qe nuk e patën shume te ashtuquajtur intelektuale . Pushteti mundohej ta injoronte duke e trajtuar si “budalla” gjë qe e sajonin te afërm te tij qe donin te mbroheshin nag qëndrimi i tij por edhe ai e shfrytëzonte këtë status për te thënë te vërteten hapur , kur shume pak guxonin ta bënin një gjë te tille
Babain e donte shume dhe me te fliste hapur . Me kujtohet një bisede e tyre kur isha fëmije qe me ka ngelur ne mendje. Xha Musto e pyeti babin ne se e falte pjesën e tij te atdheut qe ne konceptin e tij , pas marrjes se pronave nga komunistet , ishte vetëm 2 metrat e varrit , sikur ta linin te shkonte ne një vend ku ku askish mos ta pyeste çafër bënte e çfarë thoshte , me pak fjale te ishte i lire . Po me thua te fal Atdheun Musto – i tha Musto – i tha me te qeshur im at . Kjo përgjigje nuk i pëlqeu Xha Mustos qe ja ktheu shume i zemëruar : Edhe ti qe te dija te zgjuar me zhgënjeve , po çfarë atdhe është ky qe nuk te jep asnjë gjë , vetëm vuajtje dhe trishtim, po te them te falesh varrin se vetëm ate nuk na e kane marre ende . Atëherë nuk e kuptoja mire çfarë donte te thoshte por me kalimin e kohës e kuptova mire . E kujtoj gjithnjë ketë bisede te tij me babin, sa here qe punët ne këtë vend nuk shkojnë mire dhe kjo po ndodh fatkeqësisht ne vazhdimësi .
Ka shume histori , ngjarje e detaje qe dëshmojnë antikomunzmin e xha Mustos , por një moment është shume pikant e domethënës. Xha Musto ne vitet e fundit jetës punonte çoban me qete e kooperativës i veshur keq me rroba me arna dhe i pa ruajtur dhe sidomos i izoluar , u shmangej bisedave politike me [pushtetarët komunistet apo ata qe i dyshonte si spiune te sigurimit . Ne Borsh ne atë kohe kishte një kamp pune te burgosurish, kryesisht jo politike . Njeri nga te burgosurit , një ish kryetar kooperative i dënuar për abuzime financiare ne moshe te thyer kulloste lopët e kampit qe mbaheshin për te furnizuar me qumësht ushtarakët e burgut dhe familjet e tyre. Ky i burgosur i besuar lejohej te dilte nga kampi pa shoqërinë e rojeve dhe qëllonte qe shpesh here te kulloste lopët ne te njëjtin vend ku xha Musto kulloste qete . Qëllonte shpesh here qe te drekonin bashke secili nga ushqimi qe kishin marre me vete i burgosuri nga burgu , xha Musto nga shtëpia . Ne një nga këto dreka xha Musto i thotë te burgosurit : Un i lire , ti ne burg . Un buke misri , ti buke gruri . Un fasule pa mish , ti fasule me mish. Me thuaj, kush është i burgosuri këtë ?!
I erdhi një here ne kohen e komunizmit baxahaku i tij nga Turqia , Njazi Cama , një kushëri i gjyshes time. intelektual i njohur . Kur e takova ne vitin 1991 ne Stamoboll me ta se e vlerësonte shume xha Muston dhe me tregoi një detaj qe nuk e dija ; Ata te sigurimit i kishin kukuar xha Mustos ti thoshte baxhanakut te tij te punonte për ta si agjent ne Turqi . Xha Mustua i vene ne siklet gjeti nje moment ne nje darke ku kishte shume te pranishëm disa prej tyre komuniste e spiunë te njohur dhe me një diplomaci te spikatur i tha: Këta te sigurimit me kane thëne , te të them te punosh për ta. Baxhanaku e mori mesazhin dhe e kuptoi qarte qe xha Musto ishte i detyruar ta thoshte atë , ndërkohe qe edhe spiunet e pranishëm besohet te kenë raportuar faktin qe Musto e “zbatoi” urdhëron e sigurimit. Ishte nga njerëzit me te mire qe takova ne Shqipëri me tha Njaziu shume vite me vone ne 1991

Sot mu kujtua xha Musto pasi sot , ne një bisede një person qe vetë deklarohet “intelektuale”, donte te justifikonte heshtjen apo ndoshta edhe bashkëpunimin e tij dhe shume te tjerëve si ai , me diktaturën duke u justifikuar qe askush nuk mund te kundërshtonte apo te hapte dot goje . I tregova për xha Muston dhe këto histori te tij dhe u ndje keq. Ja pra pse ne themi qe pati nga ata shqiptarë , madje shume qe i vunë gjoksin diktaturës e qe nuk u pajtuan kurrë me te . Dhe xha Musto ishte pa dyshim një i tillë.