Weber i PPE, gjermanët duhet të bëhen obezë për Europën
Ermal Ngjelina
Gjermanët duhet të përgatiten të shpenzojnë në mënyrë që të mbështesin ekonomitë e vendeve të tjera të Europës. Deklaratën e mësipërme e ka bërë Manfred Weber deputet gjerman kandidat i Partive popullore europiane për të marrë drejtimin e Komisionit europian. Aktualisht Manfred Weber, është kreu i grupit parlamentar të PPE në Parlamentin Europian.
Në deklaratën për agjencinë e lajmeve Reuters, ai u ka kërkuar gjermanëve që të hanë deri në obezitet, në mënyrë që të garantohet konsumi i produktit të lakrës hungareze dhe salçiçeve e djathit Italian, përdryshe, ai dhe grupimi gjysmë i djathtë i PPE, humbet hapësirën në tregun elektoral për shkak të ngritjes së fuqishme të populistëve të AfD në Gjermani dhe homologëve Salvini e Orban në zgjedhjet për parlamentin europian.
Deri në këto momente nuk kam informacion nëse populistët europianë kanë ndonjë kandidat të tyre për kreun e komisionit europian. Por është e qartë që krahasuar me kandidaturat e shpallura deri më tani, të cilat janë skandalozisht marksite-leniniste, Manfred Weber është më i miri për të zëvendësuar Junker. Pavarësisht retorikës parazgjedhore, që imponon zgjerim të spektrit të retorikës, në aktivitetin e tij Weber ka treguar se i përket të djathtës.
Ndërkohë kërkesa për rritje të shpenzimeve nga Gjermania dhe gjermanët nuk ka të bëjë vetëm me konsumatorët gjermanë, por edhe me mënyrën se si janë strukturuar shpenzimet dhe investimet në Gjermani, Eurozonë e Bashkimin Europian.
Në deklaratën e tij ai ka këmbëngulur të thotë se nuk duhet të konsiderohet si një kandidat i Gjermanisë por si një kandidat europian. “Jam kandidat europian me një program europian në mendje. Prandaj kur shkoj në Gjermani u them njerëzve që të mos çuditen me populizmin në itali sepse aty ka papunësi dhe gjermanët nuk kanë qënë të interesuar përçfarë ndodh”.
Weber është një ndër personat që ka marrë përsipër ti hyjë detit në këmbë, sepse do ti duhet të zhbëjë të gjithë politikën neokomuniste që Merkel&Co aplikoi pas falimentit të Lehman Brothers.