Vritet Oliver Ivanoviç

Mitrovicë – Lideri i serbëve të veriut Oliver Ivanoviq ka vdekur në spitalin e Mitrovicës pasi që në të është gjuajtur me armë zjarri para zyrës së tij.

Lajmi është konfirmuar nga kryeprokurori Shyqeri Syla.

“Është vrarë me katër plumba para selisë së partisë së tij në Mitrovicë të Veriut. Vdekja është konstatuar në spital”, tha Syla.

Lajmin e ka konfirmuar edhe  Ksenija Bozhoviq nga SDP. Sipas saj, sulmi ka ndodhur para zyrës së zotit Ivanoviq.

Ndersa  Gazeta Metro njofton se Oliver Ivanoviq, i dyshuar dhe gjykuar për disa krime në veri të Mitrovicës, është vrarë para pak minutash në pjesën e Mitrovicës ku jetonte.