Vlorë, kapet gomonia me 1.5 ton kanabis
Rreth 1.5 ton është sasia e drogës që u kap gjatë mbrëmjes së kaluar në Vlorë. Kanabisi i ngarkuar në një gomone u kap disa milje larg ujërave ndërkufitare.
Mjeti lundrues rreth 8 metra e gjatë me sasi të konsiderueshme kanabisi u konstatua gjatë kryerjes së kontrolleve për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit nga D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza
“Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det” tha policia.
Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale