Vlora ,Vlora !
Nga Indrit Vokshi
Studentët thërrasin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, kryeministri iu thotë “Vetëm në Europë nuk ndodh kjo”.
Ky pra nuk jeton me realitetin, mendon se është në vitet ’80 kur ky si nip i kriminelit byroist Spiro Koleka dhe bir i Kristaq Ramës anëtar i presidiumit, kishte pasur mundësi të udhëtonte jashtështetit e tiu tregonte me krenari njerëzve të burgosur këtu se si është Europa. Asokohe po. Me popull të rrethuar me tela me gjemba ku askush nuk lejohej të udhëtonte, po, si fëmi byroje mund tua tregoje shokëve të lagjes Europën sepse vetëm ti kishe dalë.
Kurse sot jo, sot nuk mundesh tua tregosh si është Europa, sepse e kanë parë vetë dhe dinë vetë.
Unë nuk i mas arsyetimet me “Europë-joEuropë” por meqë është kështu, meqë komunikohet kështu, po them se nuk ka në Europë kryeministër që thotë “Do largohem vetë, jo kur të thotë populli ik se na mërzite” – na thoni nëse ka.
Nuk ka në Europë kryeministër i cili integron krimin e organizuar në listën e deputetëve dhe të kryebashkiakëve – më thoni nëse ka.
Nuk ka në Europë kryeministër i cili blen vota me para në dorë – më thoni nëse ka.
Nuk ka në Europë kryeministër i cili fyen popullin nga televizori me “nuk iu ngrihet” – na thoni nëse ka.
Nuk ka në Europë kryeministër që territorin e vendit e mbjell me hashash sepse i duhen para për vitin zgjedhor – na thoni nëse ka.
Për më tepër, ky thotë nuk ndodh në Europë t’i ndërpresin fjalën e t’i largohen kryeministrit nga takimi. O shoku Edvin, se kështu duhet me të thirr tashti se je bërë si byroist i viteve ’80, injorant, zevzek dhe i mykur pas kostumit me kravatë: Në Europë kryeministrave mund tiu thonë gjithçka, mund tiu gjuajnë edhe me domate. Madje më kujtohet David Camerun gjatë një riti ku fotos së tij të madhe i gjuhej me domate ndërsa ky ishte i pranishëm dhe qeshte. Ndodhte kjo, simbolikisht, për t’i treguar kryeministrit se sje asgjë.
Edhe ti, sje asgjë. Para popullit të këtij vendi, sje asgjë. Ky popull stë ka borxh asgjë që u dashka të të trajtojë me dashamirësi të tepruar. Përkundrazi, je ti shumë borxh. Ndaj harroji këto “Nuk ndodh në Europë” se janë fraza banale e të ndryshkura.