Visar Zhiti vjen me: “Si na erdhi ai, i ndaluari…”
Nga Luan Pengili
Doli në qarkullim libri “Si na erdhi ai, i ndaluari…”, i shkrimtarit Visar Zhiti.
… ishte interesant, por dhe narcist… mos janë ca si egocentrikë ata që i ka përkëdhelur regjimi? Me këtë okelio hapet libri në faqet e para të tij.
“Si na erdhi ai, i ndaluari…” është një rrëfim ngulmues me befasira, ku lidhen si me një fjongo të errët dy kohë e dy breza me dëshmi poezinë dhe dhembjen.
Ky takim dritë-hijesh që vazhdojnë dhe në të përtejmen, përbën një përsiatje për të kuptuar më mirë veten si një e vërtetë dramatikisht e bukur.
Titulli: Si na erdhi ai, i ndaluari…
Autori: Visar Zhiti
Redaktor: Loredan Bubani
Faqe: 320
Çmimi: 800 lekë