Vilhelme Vranari Haxhiraj- Krenari Kombëtare
Nga Skënder KAPITI, Durrës
Vilhelme Vranari Haxhiraj, autore e 46 veprave letrare brënda 22 viteve në poezi, prozë, romane etj, jo vetëm shkrimtare por dhe autore e dhjetra shkrimeve publicistike, analiza dhe opinione me tematikë patriotike, filozofike ,historike, politike, kulturore etj. Dhe nuk mund të qëndrosh indiferent , të mos emocionohesh moralisht,intelektualisht dhe kombëtarisht kur mëson se Shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj bëhet me meritë Antarja më e re e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane me seli në New York, një vlerësim ky i merituar për Mjeshtren e Madhe të Penës. Ky event bën që të ndjehen mirë të gjithë shqiptarët kudo pasi kjo bën që të ndjehemi mirë dhe të krenohemime shkrimtaren e madhe Znj. V.Vranari Haxhiraj për antarësimin e saj në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane me seli në New York.
Njerëzve të mëdhenj, shqiptarëve të mëdhenj, Shqipërisë dhe Kosovës gjithmonë mbrojtja, vlerësimi, ndihma dhe përkrahja u ka ardhur nga Amerika e Madhe e Vlerave të Lirisë e të Demokracisë.
Rasti i Vilhelmes me krijimtarinë e saj të jashtzakonshmne është rast unikal në letërsinë shqipe por edhe më gjërë . Këtu në këtë shkrim të shkurtër unë nuk po ndalem për t’i bërë “apologjinë” Znj. Vilhelme, pasi këtë e ka bërë mjaft mirë Akademia , e cila e pranoi atë si Antaren më të re të saj. Këtij vlerësimi më se të merituar i kanë paraprirë më pare edhe vlerësimet e bëra për znj. Vilhelme, e cila ka marrë edhe mbi njëzet Çmime prestigjoze kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo jo vetëm për Vlorën por për të gjithë shqiptarët bën që të gjithë të jemi krenar për vlerësimin e merituar, për veprën e Mjeshtres së Madhe të Penës znj. Vilhelme.
Na takon së pari Ne shqiptarëve që duhet t’i vlerësojmë dhe t’i respektojmë individët dhe kontributet e vlerat e mëdha patriotike, kombëtare, intelektruale, artistike, historike dhe krijuese të tyre siç është edhe rasti për Vilhelmen; t’i lartësojmë ata , t’i ngremë atje ku u takon dhe e meritojnë duke mposhtur injorancën , xhelozinë dhe egoizmin negativ intelektual pasi vetëm kështu Ne lartësohemi dhe krenohemi si shqiptarë.
Urime të përzëmrta për Vilhelmen , dhe i urojmë suksese në krijimtarinë e saj, dhe e faënderojmë atë për kontributin e madh që me krijimtarinë e saj ka sjellë , pasuruar dhe hipotekuar në arsenalin kombëtar të letërsisë shqiptare.
Komente:
Nga Viron Kona
Urime dhe falënderime z. Skënder për këtë opinion realist dhe vlerësues ndaj shkrimtares tashmë me emër jo vetëm në Vlorë e në Shqipëri, por edhe në botë e gjer në ShBA.
Për kulturën, artin dhe letërsinë e mirë dhe të bukur, nuk ka asnjëherë kufij.
Znj. Vranari i meriton plotësisht ato vlerësime që ju shkruani. Ajo tashmë është një përfaqësuese e denjë e letërsisë shqiptare, por edhe një grua e rrallë, e cila ka përballuar me dinjitet një jetë të mundimshme, plot privime. Me kurajo të jashtëzakonshme dhe modesti, Vilhelme ia ka arritur të shpalosë, cilësi, virtyte dhe vlera të larta intelektuale dhe letrare , publicitike, studimore-historike, e, mbi të gjitha njerëzore.
Suksese Vilhelmes në jetë, në krijimtarinë e saj të shquar dhe të merituar!
Ndihemi krenar me Vilhelmen.
Me respkt,
Viron Kona
Fjala e Lirë-Londër -3-11-2018
***
Urim nga Vlora
Faleminderit , e nderuar Vilhlelme !
Faleminderit që na bën krenar!
Faleminderit për atë qëj, që hesht edhe me heshtjen tone, modeste me fisnikërinë tënde, edhe kur hapësira shqiptare zhurmon për ty, për punën dhe veprën tënde madhore! Faleminderit Anëtarja e Akademisë Shqiptaro Amerikane të Shkencës dhe Artit! Na bën krenar!
FALEMINDERIT!
Gramoz Nazëri
Vlorë-4-11-2018