Video / Çfarë do deklaronte Trump nëse do garonte në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
Nga Ermal Ngjelina
Globalizmi si fenomen për shumicën e ekonomistëve, në një shpjegim të thjeshtëzuar, do të thotë produkte dhe shërbime të të njëjtit lloj për të gjitha kombet pavarësisht nivelit të zhvillimit ekonomik të tyre. Me këtë argument të gjithë mund të biemi dakord pasi e kemi të qartë se tregu u jep mundësinë kombeve më të varfra të këtij globi të kenë të njëjtin smartfon, veturë e deri në teknologji të përpunimit të uraniumit si në rastin e Koresë së Veriut, që u ofrohet edhe kombeve të pasura të Amerikës dhe Europës.
Po sociologët, a munden të thonë se dhe sfidat e kombeve janë të njëjtat? Për mua sfidat e kombeve janë pothuajse të njëjta. Për të argumentuar këtë bindje, kam marrë një kolazh të deklaratave të presidentit Trump dhe aktorët në SHBA i kam zëvendësuar me ata në realitetin tonë shqiptar. Lexoni dhe shprehuni, a do të ishte mirë që edhe ne të kërkojmë ndryshimin e qeverisë dhe sistemit ku jetojmë bazuar në këtë lloj perceptimi të realitetit?
Donald J. Trump në garën eloktorale për parlamentin shqiptar ka deklaruar:
1. “Lëvizja jonë do të zëvendësojë këtë Establishment politik të korruptuar dhe të dështuar, me një qeveri të kontrolluar prej Jush, popullit shqiptar. Establishmenti në Tiranë, bashkë me korporatat financiare dhe mediatike që e financojnë atë, egziston vetëm për një qëllim – të mbrojnë dhe pasurojnë veten e tyre”.
2. “Këto zgjedhje i kërcënojnë këtij establishmenti një pasuri prej triliona dollarësh. Këtë pasuri, e kanë vënë në funksion të të gjithë atyre që kontrollojnë dhe kanë në dorë instrumentat e pushtetit në Tiranë dhe Interesave Ndërkombëtare të Veçanta. Këta njerë të Tiranë nuk udhëhiqen nga qëllimi për të mirën tuaj.”
3. “Fushata jonë paraqet një kërcënim të vërtetë të egzistencës së tyre, të përmasave që ata nuk e kanë parë asnjëherë më parë. Këto nuk janë thjesht zgjedhjet e radhës që mbahen në çdo 4 vite. Ky është një kryqëzim në historinë e civilizimit shqiptar që do të përcaktojë nëse ne populli do të rimarrim kontrollin mbi qeverinë tonë.”
4. “Establishmenti politik që po përpiqet të na ndalojë, janë i njëjti grup përgjegjës për marrëveshjet shkatërruese të tregëtisë, emigracionin masiv ilegal dhe politikat ekonomike dhe politikat e jashtme që i kanë tharë gjakun Atdheut tonë.”
5. “Establishment politik ka shkaktuar shkatërrimin e fabrikave dhe të vendeve të punës të cilat janë larguar për në vende të tjera të botës.”
6. “Kjo është një strukturë pushteti me përmasa globale që është përgjegjësja për vendim-marrjen ekonomike që ka grabitur klasën e punëtore, i ka zhvatur pasurinë atdheut tonë dhe i ka kaluar të gjitha paratë në xhepat e një numri të vogël të korporatave të mëdha dhe institucioneve politike.”
7. “Kjo është një përpjekje për mbijetesën e kombit tonë dhe ky është shansi i fundit që kemi për ta shpëtuar kombin. Këto zgjedhje do të vendosin nëse ne jemi një komb i lirë apo nëse kemi vetëm iluzionin e demokracisë dhe në fakt jemi të kontrolluar nga një numër i vogël i Interesave Speciale Globale…”
8. “…që manipulojnë systemin dhe sitemi jonë në fakt është i manipuluar. Ky është realiteti! Ju e dini, ata e dinë, unë e di dhe pak a shumë e gjithë bota e di. Makineria e Komunisto-Bolshevike është në qendër të kësaj strukture të pushtetit..”
9. “…këtë fakt e kemi dëshmuar në dokumentet e publikuara nga WikiLeaks, në të cilat faktohet se si Komunisto-Bolshevikët bëjnë takime sekrete me banka ndërkombëtare për ti bërë puç sovranitetit të Shqipërisë në mënyrë që të pasurojnë; këto fuqi financiare globale, miqtë e tyre të interesave speciale dhe donatorët e tyre.”
10. “Sinqerisht; Edi Rama duhet të futet në burg!”
Arma më e fuqishme që përdoret nga Komunisto-Bolshevikët është mediat korporative-shtypi. Le të jemi të qartë në një pikë. Mediat korporative në vendin tone, Shqipëri, nuk janë më të përfshira në gazetari.”
11. “Mediat janë një interes special politik pa asnjë ndryshim nga lobistët apo institucionet financiare, me një axhendë krejt politike dhe axhenda nuk është për Ju shqiptarët, axhendën e kanë për veten e tyre.”
12. “Kushto që sfidon kontrollin e tyre etiketohet si seksist, racist, ksenofob. Ata gënjejnë, gënjejnë, gënjejnë dhe përsëri do veprojnë më keq se aq. Ata do bëjnë çfarëdo është e nevojshme. Komunisto-Bolshevikët janë kriminelë! Mos e harroni këtë asnjëherë!”
13. “Kjo është e mirë dokumentuar dhe establishment që i mbron ata është përfshirë në një fushatë të gjerë të fshehjes së të vërtetës… …mbi aktivitetin kriminal që është në masë të gjerë në Institucionet e Shtetit në mënyrë që të mbajë Komunisto-Bolshevikët në pushtet.”
14. “Ata e dinin dhe u përgatitën të thonin çdo gënjeshtër të mundshme për mua, familjen time dhe njerëzit e mi të dashur. Ata ishin përgatitur që të mos ndaleshin para asgjëje në përpjekjen e tyre për të më ndalur mua. Pavarësisht kësaj, unë i marr me kënaqësi këto goditje për ju. I marr këto goditje për lëvizjen tonë, në mënyrë që të rimarrim kontrollin e vendit tonë.”
15. “Unë isha i qartë që kjo ditë do të vinte. Thjesht ishte çështje e momentit “kur?”. Unë e dija se populli shqiptar do të ngrihej dhe do të votojë për të ardhmen që meriton.”
16. “E vetmja gjë që mund të ndalë këtë makineri korrupsioni jeni JU! E vetmja forcë mjatueshmerisht e fortë për të shpëtuar këtë atdhe jemi ne. Të vetmit njerëz mjaftueshmërisht guximtarë për të votuar jashtë pushteit këtë establishment të korruptuar jeni ju, populli shqiptar. Civilizimi ynë i madh Shqiptar ka ardhë në një Moment të Gjykimit të Madh.”
17. “Unë nuk kisha nevojë ta bëjë këtë, më besoni. Unë ndërtova një kompani të madhe dhe kisha një jetë të mrrekullueshme. Mundesha të merrja kënaqësitë frutet dhe përfitimet e shumë viteve të punës së sukseshme për veten dhe familjen time dhe të mos zgjidhja të bëhesha pejsë e kësaj shfaqje të mbushur me horrorr…”
18. “…gënjeshtra, mashtrim, sulme keqadashëse… Kujt i shkonte në mendje? Po e bëj këtë punë sepse ky vend më ka dhënë kaq shumë dhe unë ndjej fortë se tani ka ardhur koha të jap pas për Atdheun që e dua shumë.”
19. “Po e bëj këtë për njerëzit dhe lëvizjen, dhe Ne do ta rimarrim kontrollin e vendit dhe do ta Bëjmë Shqipëri të Madhështore Përsëri!”
20. Me dashuri për të gjithë Shqiptarët Kryeministri juaj Donald J. Trump!
https://www.facebook.com/ermal.ngjelina/videos/10219099576943748/