Video/ Apo dëgjon kush apo janë bërë dru?! Luan Baçi: perferitë e Fierit nën terrorin e bandave

Siguria e jetës së baniorëve të Fierit është në mëshirë të fatit. Fieri është rajoni i dytë më i madh në kontributin për GDP-në e Shqipërisë pas Tiranës. Alarmin për Fierin e ka dhënë deputeti Luan Baçi i cili ka treguar në mediat sociale se ka qënë për vizitë në rajonin e Bishan, në takim me shumë banorë të zonës, nga Pisha, Poro, Rreth Fik, Boçovë, Martin.
Baçi thotë se motiv i vizitës është fakti që “banorët e këtyre zonave, të lënë në mëshirë të fatit, shteti ka rënë. Jo vetëm që janë të papunë, të nëpërkëmbur, të harruar, por tani, janë edhe të pasigurt.”
Ai thotë se “ka rreth dy muaj që banda hajdutesh, lëvizin lirshëm në zonë, të armatosur duke terrirozuar banorët dhe duke i vjedhur atyre, banesat dhe gjënë e gjallë. Policia nuk e kryen detyrën, por përkundrazi shprehen banorët ata, po bashkpunojnë, me hajdutët.”
Sigurisht që situate është dëshpëruese dhe nuk lë hapësira për të tjera tema të debatit politik. “Kjo është policia që duam, ky është shteti i Edi Ramës. Nuk ka qetësi, nuk ka rend, nuk ka siguri, nuk ka punë. Qytetarët po largohen, çmimet po rriten, varfëria ka pllakosur në çdo skaj, ata po vidhen dhe dhunohen në të gjitha format çdo ditë”-thotë ai.
Në kushte normale situata e mësipërme do të ishet një alarm përçdo qeveri pasi është simboli dhe treguesi më i qartë i aftësisë së qeverisë për të ushtruar kopetencat e saj në territorin e shtetit. Fakti që banorët e fshatrave të Fierit janë të detyruar të marrin nën kontroll sigurinë e jetës tregon se në terma praktikë qeveria është inegzistente. Dhe ky është skenari më i mirë për qeverinë. Sepse ajo çka të gjithë kanë të drejtë të spekulojnë është fakti qe qevria ka prishur kontratën me qytetarët dhe është ajo eshtë kërcënuesja e sigurisë së jetës së qytetarëve.
Prandaj ka bërë edhe thirrje që të tregojnë forcën që u jep statusi si delegues të kopetencave tek qeveria dhe institucionet e shtetit. “Ngrihuni miq, të gjithë bashkë mund ta shporrim të keqen e madhe qe na ka zenë. Në 25 Maj në Tiranë, të protestojmë fuqishëm ta dërmojmë, këtë bandë të madhe hajdutesh”, tha ai.

 

Sot ne Bishan, ne takim me shume banore te zones, nga Pisha, Poro, Rreth Fik, Boçove, Martin.Banoret e ketyre zonave, te lene ne meshire te fatit, shteti ka rene.Jo vetem qe jane te papune, te neperkembur, te harruar, por tani, jane edhe te pasigurt.Ka rrethe dy muaj qe banda hajdutesh, levizin lirshem ne zone, te armatosur duke terrirozuar banoret dhe duke i vjedhur atyre, banesat dhe gjen e gjalle. Policia nuk e kryen detyren, por perkundrazi shprehen banoret ata, po bashkpunojne, me hajdutet.Kjo eshte policia qe duam, ky eshte shteti i Edi Rames.Nuk ka qetsi, nuk ka rend, nuk ka siguri, nuk ka pune.Qytetaret po largohen, çmimet po rriten, varferia ka pllakosur ne çdo skaj, ata po vidhen dhe dhunohen ne te gjitha format çdo dite.Ngrihuni miq, te gjithe bashke mund ta shporrim te keqen e madhe qe na ka zene.Ne 25 Maj ne Tirane, te protestojms fuqishem ta dermojmojme, kete bande te madhe hajdutesh.RAMA IK.

Posted by Luan Baci on Tuesday, 21 May 2019