“VETTINGU”DEGJENEROJ DUKE KONFIRMUAR NË ORGANET E DREJTËSISË FOSILET E DIKTATURËS KOMUNISTE

“Fali armiqt,por kurrë mos i harro emrat e tyre”Presidenti Xhon Kenedi.
Nga Sejdi Peka
Duke parë në TV të ndryshme seancat dëgjimore të “vettingut”,emri i Ardian Dvoranit që e kaloj “ylberin”e Edvin Ramës,më ngacmoj memorjën time të kujtoj një kohë 28 vjet më parë,kurë themelet e regjimit komunist ishin tronditur dhe po shëmbej diktatura.Kishte rënë muri i Berlinit dhe isha i mirë informuar se në Shkodër kishin filluar revoltat antikomuniste.Ka qenë viti 1990.Dimri ishte akoma i ashpër dhe në Shkodër frynte “një murla”si e quajnë shkodranët anipse pranvera ishte në prag.Kisha zbritur në Shkodër për të marrë një pako me ilaqe që më kishte dërguar një miku im i vjetër nga Belgjika për Nënën time të sëmurë,pasi në Kukës nuk kishte shërbim të tillë.Ishte buzë mbramje.Qyteti më dukej si i shkretë.Qytetarë të pakët,me duart në xhepat e palltove,nxitonin për në shtëpitë e tyre.Qyteti antikomunist ishte nën terrorin policorë të shtetit që po shembej. U afrova në qëndër të qytetit që të siguroja hotelin.Në “hotel turizmi”,në sportel një meso grua më kërkoj pasaportën time që në fillim të numurave e kishte shkronjën “E”dhe si e shikoj me dyshim më tha të prisja pak aty në kafe sa të sigurohej se kishte vënd.Nuk prita shumë gjatë dhe sportelistja përsëri më kërkoi pasaportën për t’a regjistruar.Isha vertetë i lodhur dhe ju drejtova ashensorit për t’u ngjitur në dhomën që kisha pronetuar.Po ve re edhe nja dy përsona që m’u ngjitën prapa dhe pas meje u futën në ashensor.Mendova se jan bujtës në hotel si puna ime.Kur sapo ashensori u nis,njeri prej tyre më kërkoj pasaportën.Unë ju përgjigja se kush je ti që kërkon pasaportën.Sapo ashensori ndaloj në katin e parë,ata u prezentuan si punonjës të policisë dhe kërkuan që të ndaloj.Zbritëm dhe pasi kaluam nepër një koridor,njëri prej tyre hapi një derë dhe si me urdhër të prerë më thanë ti ndiqja pas.As që më trembnin fare.Si thonë fjalës “e kishte marrë ferra uratë regjimin komunist” dhe ato dy fytyra pata përshtypjën që kishin frikë më shumë prej meje,se menjëher po më kontrollonin se amos kisha armë me vete.Si u siguruan dhe u erdhi “fryma në vënd”,më thanë të ulesha në një karrike se kishin një problem për të scaruar.Më pyetën se, “ përse ke ardhur në Shkodër”.-Po çfar ju duhet juve-u përgjigja me shumë arrogancë,-a mos vallë është e ndaluar me ardhë në Shkodër.”-Na trego të vertetën,ti ke ardhur për Nazmi Pekën dhe na trego lidhjet që ke me Nazmiun.-Lidhje me Nazmiun kam se e kam të afërt.Nazmiu tani është një djalë i ri student këtu në Universitetin e Shkodrës.-Ka qenë- më tha njeri prej tyre-,por sot është i arrestuar si armik i pushtetit popullorë-.Nuk e di se si u ndjeva shumë krenarë.Ata sigurimsat aty u zvogluan para syve të mi si ata kacabujt që zvarrisën nepër mbeturina duke kërkuar ushqime të qelbura.Ato po ngulnin këmbë pse kisha ardhur në Shkodër,përndyshe do të më shoqëronin për në Degën e Brendshme.Hej bela,u nxora atë njoftimin e postës që duhej të paraqitesha për të tërhequr një pako që kishte ardhur në adresën time ngë Belgjika.Sigurimsat u çfynë si tollumbace dhe pa më thën asnjë fjalë tjetër u larguan.U kishte hyrë frika në palcë.Të nesërmen,pasi tërhoqa një pako fare të vogël me ilaqe në zyrën e postës,shkova në Parrucë që të takoja një mik të vjetër të Babajt tim Ahmet Repishtin,që sa herë nepërmjet tijë merrja në mënyrë shumë sekrete letrat që më dërgone shumë rrallë Babaj nga Gjermania Përendimore në “Kompaninë 4000”,pasi edhe ata e kishin të ndaluar që të identifikonin vënd ndodhjën e tyre .Kisha ndërmend që të bisedoja me mikun tim të vjetër dhe të kuptoja se çfar po ndodhte në Shkodër dhe mundësisht të merrja kontakt me njerzit që kishin provokuar dhe rrëzuar bustin e diktatorit.U dëshprova shumë kurë e shoqja më dha lajmin e hidhur se Ahmeti kishte vdekur.Plaka më tha se në Shkodër ishte ba nami,se kishin arrestuar shumë djem të rinj,thonë me qindra.Hapi një derë të komshiut,një arkapije si I thonë shkodranët dhe me zë të ulët i bzani dikujt,-hajde se ka ardhë një mik i Ahmetit-.Një djalë i ri erdhi drejt meje dhe më përshëndeti përzemërsisht.Emrin nuk m’a tregoj por më tha se ishte student në Universitet dhe fliste me zë të ulët.Më tregoj fillë e për pe se çfar kishte ndodhur në Shkodër dhe se ishin arrestuar lart më shumë se 100 persona edhe atë po e ndiqte sigurimi për t’a arrestuar.E pyeta për Nazmi Pekën.Më tha se ishte njeri prej organizatorve të studentve,e kishin arrestuar dhe thonë se sigurimi dhe hetuesia po bën tortura mbi ta që të tregonin shokët.-Eshtë një hetues Dvorani më i poshtri I tyre,-më tha.Ti bën mirë ik sa më parë nga Shkodra se këta janë bërë si të tërbuar dhe të arrestojnë.Në kamjonin e parë që po shkonte deri në Fushë Arrës,u nisa.Nazmi Peka, pasi u torturua në mënyrën më mizorë në birucat e sigurimi në Shkodër u dënua me 7 vjet heqje lirie “për veprimtari armiqsore për rrëzimin e pushtetit popullorë”.Prokuror ishte ky Ardian Dvorani i famshëm që “e kaloj procesin e vettingut”.Edhe pasi u lirua,Nazmiu deri në ditët e sotme vuan pasojat.Dhe kriminelët e diktaturës komuniste po konfirmohen përsëri si më të përshtatshmit në sistemin e drejtësisë.Janë të preferuarit e Edvin Ramës,që jetojnë në simbiozë me të kaluarën e tyre kriminale kundër popullit dhe demokracisë.Dhe është mjaft për t’u cuditur se të deleguarit e Europës që monitorojnë proceset demokratike në Shqipëri sikur po bëjnë sehir dhe po ja krehin bishtin Edvin Ramës të birit të një krimineli komunist si Kristaq Rama.Po më kujtohet miku im i burgosur politik i diktaturës Pano Taçi,që nuk jeton më,me poezinë e tijë “Hej demokraci”.\Të gjeta apo më gjete,hej demokraci\me gurin e Sifizit mbi shpinë.\Tek bëj të cajë dallgët e jetës me vështërsi,\se qe sa kohë na u ngritën këmbët dhe na u bënë kokë,\mi kordhën e bukës na ranë dhëmbët me xhepat trokë.\Më duket se përtej njeri tjetri të dy kemi humbur udhën,\se ndërruan kohët por nuk ndërruan politikanët\.Vdiq poeti,i zhgënjyer me demokracinë se ndryshe e kishte endërruar.Se nuk do të ishin inkuzitorët e tijë që do të uleshin këmbë kryq përsëri dhe do të bënin leksione për demokracinë dhe poeti me xhepat trokë do të endej i zhgënjyer me shpresa të humbura dhe i varfër deri në dhimbje.Si Pano Taçi janjë edhe mijra të persekutuar politik nga regjimi komunist që vdiqën me shpresa të humbura.Përsëri kriminelët e regjimit komunist dhe pinjollët e tyre e kan vënë përfund demokracinë.Pa asnjë dyshim sot Shqipëria përpëlitet në një varfëri ekstreme e mbytur në drogë dhe korrupsion dhe Europa po bën sehir duke treguar “kulaqin”për hapjën e negociatave me sot e me nesër ,ndërkohë përkrah një qeveri mafioze.Ky na qenka “vettingu”që e dërguara e Europës Vlahutin e sulmon opozitën duke lavdëruar këtë process tërsisht të dështuar dhe qesharak.Se gjoja po të bëhët “veting”që do të seleksionojë Edvin Rama gjyqtarët dhe prokurorët,Shqipëria do të shkojë në Europë,me një klikë hajdutësh dhe injorantësh me ide bolshevike që e kan sjellë Shqipërinë dhe demokracinë në zgripin e humnerës?-Vallë apo na trajton Europa ne shqiptarve si minj inkubatori,-shkruante Abaz Ermenji në shekullin e shkuar,i zhgënjyer se Europa nuk po ndërhynte seriozisht për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri e dhjetra luftëtarë të “kompanisë 4000”u trathëtuan nga axhentu rus Kim Filbi.Ata u torturuan mizorisht nga regjimi komunist si “axhent”të Përendimit,u varën në litarë dhe u pushkatuan.U burgosën dhe u pushkatuan edhe të afërmit dhe familjarët e tyre.Por,nuk mundet të fajsojmë askënd ne shqiptarët,që dëgjojmë se far na këshillon Vlahutin,një e preferuara e Edvin Ramaës që orë e çast e sulmon opozitën se “i ka fajet që reformat e Edvin Ramës nuk po ecin se çdo popull meriton qeverisjën që ka”.Çfar mediokriteti?A mos vallë populli shqiptarë e meritoj diktaturën komuniste?Edvin Rama i vodhi,manipuloj dhe i bleu votat e shqiptarve me parat e drogës dhe korrupsionit.Dhe të dërguarit e Europës me në krye Vlahutin nuk shikonin asgjë.Anipse institucionet ndërkombëtare deklaruan se lart më shumë se 20% të shqiptarve i kan shitur votat për llagari të Edvin Ramës.Dhe përsëri po kujtoj një thënje të Presidentit Kenedi se,”injoranca e një votuesi në demokraci,dëmton sigurinë e të gjithve”.Por parimi Bolshevik është se, “sa më i varfër një popull,është aq më lehtë për t’a sunduar”.Jemi lodhur ne shqiptarët,se nuk na u hoq nga shpina dhuna bolshevike.Në Shqipëri është instaluar një demokraci”hibride”.Kryeministër është Kristaq Rama i biri i kriminelit komunist Kristaq Rama,që pa hezitim hodhi firmën e tijë si Antar i Presidiumit të Kuvendit Popullorë,për varjen në litarë të poetit të vargjeve të lirisë Havzi Nela me 10 gusht 1989.A mundet të themi se regjimi komunist është përmbysur kur Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë është Gramoz Ruci,ish Ministri i sigurimit komunist të Ramiz Alisë që përgjaku Shkodrën me masakrën e 2 Prillit 1991,urdhëruesi i vrasjeve të dhjetra të rinjve shqiptarë në kufi?A mundet të shpresojmë të kemi iluzionin se jemi në demokraci kur i biri i Sulejman Bushatit i Antarit të Komiteteit Qendrorë të Partisë Komuniste është shefi i diplomacisë shqiptare?.A mundet të kemi iluzionin se kemi demokraci,kurë një bandë hajdutësh dhe pinjollësh të kriminelve të diktaturës komuniste kan uzurpuar pushtetin me vota të vjedhura dhe të blera?A mundet të shpresojmë se do të kemi një drejtësi të pavarur të një shteti ligjorë,kurë Europa na servir ne shqiptarve një eksperiment të dështuar të quajtur “vetting”,që konfirmon në organet e drejtësisë ish kriminelët e diktaturës komuniste si Dvorani e co.Dhe ish fosilet e diktaturës po luajnë “harushë”me ish të Përndjekurit Politik.Simbolin e rezistencës antikomuniste,Pjetër Arbënorit,Gramoz Ruci i ngriti një të ashtuquajtur “bust”në qëndër të Tiranës,që në të vertetë është një karikaturë e shpifur që tallet me personalitetin e atijë burrë shteti antikomunisti më i dalluar që kaloj 28 vite në burgjet e diktaturës komuniste.E njejta gjë ka ndodhur edhe me bustet e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës,që i kan përcudnuar qëllimshëm.Apo me bustin e Havzi Nelës në Kukës që e kan futur në oborrin e Gjimnazit prapa hekurave,për të qenë përjetësisht i izoluar.Për shqiptarët sa të kemi Zotin në qiell dhe Amerikën në tokë shpresa për nje demokraci që me idealin e sajë vdiçën qindra e mijra martir të lirisë nuk ka vdekur.Era e Presidentit Trump po shkrinë akujt që e kan mbajtur peng demokracinë në Shqipëri.Regjimi i Edvin Ramës si shërbëtor i Sorosit dhe i Vuçiçit të Sërbisë kundër interesave kombëtare ka marrë fund. Dhe kjo po ndodh.