Vetting-u zëvendësues i Sigurimit

Një zyrtar i lartë i ambasadës amerikane në Tiranë përmendi një ditë me parë mbështetjen për reformën në drejtësi që në Shqipëri njihet me emrin e Vetting-ut.
Deklarata e zyrtarit amerikan për mbështetjen e Vetting-ut, përkoi një ditë pasi kryetari i antikomunistëve të përndjekur politikë Nebil Çika shprehu frustrimin e shqiptarëve në lidhje me Vetting-un.
Çika në një postim në profilin e tij në rrjetet sociale e cilësoi Vettting-un një gënjeshtër dhe farsë duke thene: “Veting-u leshit!”, shprehje fraezologjike e gjuhës shqipe për të zhvlerësuar një veprim.
Më tej Çika paraqitinjë argument të fortë: “Sot KPK konfirmoi ne detyre ish- hetuesin e Sigurimit te Shteti Bujar Sheshi!”
Hetuesit dhe punonnjësit e sigurimit të shetit janë të njohur në publikun shqiptar si ekzekutorë të krimeve makabre ndaj popullsisë.
Çika ja faturoi këtë fakt ndikimit të thellë që ka në institucionet, jo vetëm shqiptare, miliarderi me axhendë të ekstremit të majtë Xhorxh Soros.
“Të fala Sorosit”, tha Çika në postimin e tij.
Të njëjtin opinion me kreun e Shoqatës Antikomuniste Të Të Përndjekurve Politikë Të Shqipërisë, ka shprehur pak javë më parë edhe kreu i Judicial Watch Tom Fitton.
Në një postim në Twitter, Fitton akuzoi Departamentin e Shtetit se gjatë periudhës Obama, dha me koncesion operacionet e politikës së jashtme amerikane në Shqipëri tek organizatat e Soros.
Fitton e cilësoi Vettingun si “shtypes të vullenit politik të popullit, të presidentit dhe ekzekutivit”.
Për shqiptarët kjo do të thotë se Vettingu po përdoret për të risjellë në fuqi Sigurimin, që ka qënë dhe arma më e tmerrshme e diktaturës staliniste.
Materialet e Fitton janë përkthyer nga mediat në shqip. Një material të tillë mund ta ndiqni në videon e me poshteme:

Në opinionin publik shqiptar zyrtarët amerikanë konsiderohen si përfaqësuesit më të lartë politikë në vend.
Shqipëria është ndër të paktat vende ku shumica pro amerikane është në dominancë, dhe kur opozita antiamerikane është pothuajse inegzistente.
Në vitet e rregjimit Stalinist të Enver Hoxhës një pjesë e shqiptarëve vuajtën ekzekutime, burgosje dhe internime vetëm pse guxuan të kërkojnë publikish apo ishin të dyshuar për “krimin” e domosdoshmërisë së ndryshimit të politikës së jashtme, nga aleanca me Bashkimin tashmë të shpërbërë Sovjetik tek domosdoshmëria e raporteve me Uashingtonin.