VETINGU I MUNGUAR, I POLITIKES SE “PENDUAR”

Nga Myslym Murrizi

Se pari :
VETINGU i politikes duhet te filloj qysh nga ndarja me te kaluaren komuniste.

Jemi i vetmi vend ish komunist qe vazhdojme te qeverisemi nga komunistet dhe bijte e tyre ende prej 28 vitesh pseudo-demokraci.

Duhen larguar me ligj nga politika dhe jeta publike te gjithe ish funksionare te komunizmit, te diktatures dhe te ppsh.

Duhen larguar nga politika, administrata dhe gjygjesori te gjithe ish hetues, ish prokurore dhe ish gjygjtare te kohes se diktatures qe kane torturuar, denuar,dhunuar e pushkatuar mbi 8500 Shqiptare.

Duhen detyruar me ligj te gjithe deputetet, ministrat ,zv ministrat, drejtoret e drejtorive dhe te zgjedhurit lokal, qe te plotesojne formularin qe ti verifikoj autoriteti i dosjeve, nese kane qene BASHKEPUNETORE TE SIGURIMIT TE SHTETIT?

Boll jane fshehur si minjt, apo si qen te pshurrur pas “ ligjeve” anemik qe kurre nuk paten kurajon te hapnin ne 28 vjet dosjet e sigurimit.

Dosjet e ketij organi famekeq, qe vazhdon te mbaje te tredhur e te kapur prej fyti politiken Shqiptare, dhe politikanet qe kane drejtuar kete vend ne keto 28 vjet pseudo-demokraci.

Skema politike Shqiptare, eshte fiks si filmi: VDEKJA E KALIT.

Pastaj te ngrihet nje komision i posaçem per te verifikuar dhe hetuar pasurine e te gjithe politikaneve nder vite, atyre qe jane sot, dhe atyre qe kane qene “ dje” duke filluar nga 31 marsi i vitit 1991.

Ky vend, ka politikane qe kane ardhur ne politike nga student, apo nga nje rroge mesuesi, inxhijeri, agronomi apo veterineri,dhe prej 28 vitesh nuk kane patur liçence as per shites qoftesh, dhe jane milionere ne euro, e me pasuri marramendese.

Te verifikohet pasuria e te gjithe FAMILJAREVE te klases politike( bashkeshortet, bashkejetuesit,feminjet, prinderit,vellezer, motra, kunat e baxhanak), se kane 28 vjet qe vjedhin para publike, dhe bejne derr derr si mendere te ndershem.

Tu verifikohet çdo tender, konçension apo liçence e perfituar nga qenia ne politike, dhe e shitur tek te tretet miliona euro.

Nuk eshte rastesi,qe prej 25 vitesh, te gjitha qeverite, kane “ punuar” vetem me nje PALE “ “biznesmene”.

Prej 25 vitesh te gjitha parat publike te tenderuara, jane
“ fituar” vetem nga 10-15 individe, qe ishin tregtare me trasta, pastaj moren titullin
“ biznesmene”, e sot jane
“graduar” e pagezuar si OLIGARK.

Dhe ne ortakeri me ta, here te hapur e here te fshehur, ka jo pak politikane qe kane brenda kompanive te tyre, milionat e eurove te vjedhura.

Ka poltikane dhe pjese e administrates,qe kane: pasuri dhe prona ne bregdet, aq sa nuk i bredh dot me “ kale” brenda dites, edhe pse per here te pare ne det, gjate jetes se tyre, kane shkuar vetem kur kane vene kufirin e pronave.

Ka te tjere qe kane, puse nafte, miniera e konçensione HECESH,TECESH e INCENERATORESH, edhe pse e “urrejne “ industrine.

Ka politikane qe nen emrin biznesmen, kane mare para publike nga tenderat, aq shume,sa mund te kishin bere “ tunelin” Durres-Bari, qe e “shpalli “si projekt Majko.

Ka te tjere , qe ne rolin e sekserit “ babaxhan” kane shitur nje flete formati A4 , pra nje vkm qe kane mare hece, leje minerare, nafte apo gazi, nga 1-2-3 milion euro, e tani pispillosen si te “ virgjer” para kamerave.

Te lejohet dhe mundesohet me ligj, pergjimi, survejimi dhe vezhgimi i çdo politikani qe bashkepunon, flirton, ndan para apo pastron para, me elemente te botes se krimit.

Tu hiqet me ligj çdo tender publik qe kane fituar “ biznesmenet” qe rezultojne te denuar, me vendim te formes se prere per veprat penale: trafik droge, trafik qeniesh njerezore, pjesemarrja ne grupe dhe banda kriminale, pastrim parash te krimit.

Pastaj kush te doje, le ti mbaje miq familje, se nuk pyesin partine politikanet , se ke do bejne krushq.

Ndersa kjo demagogjia me
foto, kontakte, takime duarsh apo trokitje gotash, eshte nje shtirje e peshtire e servileve politik, para syve te dynjase.

Une personalisht, kurre nuk kam per te pyetur ASKEND,ne dasem apo vdekje, ne kafene restorant apo rruge, ne plazh apo stadium, ne autobuz, tren apo avion, perpara se ta pershendes DIKE, se a ke deshmi penaliteti me vete?

Po vertetim personaliteti apo vertetim nga prokuroria dhe gjykata qe nuk je ne proçes hetimore apo gjygjesore, a ke???

Dhe KURRE nuk mund te pyes askend , para se ti jap doren apo ti them mirmengjes, se a je KRIMINEL, TRAFIKANT ,BANDIT,VRASES apo je mender POLITIKAN I “ “NDERSHEM”.

Ketij lloj “ inkriminimi”, mund ti shpetojne vetem “ politi-konet”, qe kurre ne jeten e tyre nuk kane takuar nje QYTETARE, nuk i kane dhene doren kurre nje njeriu, sepse e mendojne qenien deputet vetem per te dale para kamerave, jo para QYTETAREVE.

Ne nje shtet normal qe drejtohet nga shtetare jo ordinere, kjo kategori e ka vendin ne burg, ndaj nuk di si mund ta njohim kete kategori me “ shikim” te pare???

Prandaj nese vertete deshironi qe te largojme “ ordineret” nga drejtimi i ketij vendi, lereni menjane demagogjine dhe hipokrizine per nje mender
“ POLITIKE TE PASTER”

Boll kemi 28 vjet qe “ peshtyjme” njeri tjetrin, dhe tallemi me QYTETARET.

Dhe nuk ka nevonje per thirrje ” hipokrite ,qe per te njohur realitetin demek ne
mender “ politikanet”, duhet te zbresim ne terren.

Hajde te ndryshojme LIGJIN E ZGJEDHJEVE.

QE DEPUTETET TI ZGJEDHIN QYTETARET e JO KRYETARET, dhe te shikojme se sa na “ “VLEN LEKURA” gjithsejcilit.

Boll kemi 3 pale zgjedhje( 2009,2013,2017) qe tallemi me QYTETARET duke i derguar si deputet, lloj lloj kllouni, vemje apo skuthi qe nuk i voton njeri ne familje.

Nese me te vertete doni
VETING TE POLITIKES DHE POLITIKANEVE, ate me mire se çdo komision apo mender institucion e bejne QYTETARET.

Hajde tua japim mundesi QYTETAREVE, qe te zgjedhin POLITIKANET, dhe pastaj te tallemi me demagogjine dhe hipokrizine e fotove mes politikaneve mender te
“ ndershem” dhe individeve me “biografi te keqe” ose pa TRISKA FRONTI.

Nese keni kurajo dhe vullnet, BUJRUM.

Une do te votoj hapur.

Dhe per merakun e “ “tutoreve” te port-haleve, filloni nga une i pari, per te gjitha keto qe kam renditur me siper.

Perndryshe mos na detyroni te mbyllim televizorin dhe te thyejme celularet, se na u bete bajat duke ju pare perdite nga 6-7 here sa ne tv, e sa ne fb sikur tu kishim rop shtepie.

Se Ne qe i kemi blere vete, na dhimbesen

A te keqen, e rralloni pak se na jeni bere si skeçi i qukesit te televizorit.

Te kishit takuar QYTETARE, kaq sa keni takuar gazetare, ky vend do ishte sot, krejt ndryshe.

Dhe nuk do te kishte nevonje, as per “ veting” te politikaneve, e as per te degjuar mender P… e “ agallareve”dhe te “ “baballareve” te ketij KOMBI FATKEQ.