Vellai i Nanë Terezës
Nga Filip Guraziu
Deshmi
Mbas viteve 90 te shekullit te kaluem, kam pas fatin qe te njihem me Z. Ludovik Deda ( bir i familjes antikomuniste te Dedejakupve, Shkoder, sot fatkeqesisht nuk jeton ma) i cili banonte ne Itali prej vitit 1944 dhe kishte pase pase nji miqesi te ngushte me vellaun e Nane Terezes, Z.Lazer Bojazhiun.
Tue bisedue per familjen e Nane Terezes, prej Ludovikut pata mesue se vellai i Nane Terezes, Koloneli i ushtrise shqiptare Lazer Bojaxhiu ishte pas kene martue me bijen e nji familje me origjine aristokrate prej Sicilie, me te cilen kaloi jeten ne harmoni te plote. Gjithashtu mesova se Lazri kishte pas kene nji burre me personalitet, atdhetar i flakte dhe shume i ndishem per ngjarjet ne Shqipni ku populli shqiptar vuente nen thundren e diktatures komuniste. ( ne Shqipni ne ate kohe jetonte e ama me te motren e Lazrit )
Nder te tjera me ka mbete ne mend se gjate viteve te miqesise se tyne, Koloneli Lazer Bojaxhiu ( me moshe ma te madhe se Ludoviku, por edhe shendetlig me semundje te “keqe” ) i kishte lane Ludovikut ‘ ne ruejtje ‘ Flamurin Kombetar Shqiptar’ me porosi qe ne diten e funeralit te tij ( te Lazrit ), flamuri t’u vendoste mbi arkivol; Lazri deshironte qe edhe ne jeten e pertejme te shkonte si Shqiptar i mbeshtjellun me flamurin e Gjergj Kastriotit.
Mbasi mori lajmin e keq te vdekjes se Lazrit, Ludoviku i tregoi grues se Lazrit amanetin e flamurit, dhe menjihere flamuri kombetar Shqiptar u vendos mbi arkivol.
Koloneli i ushtrise shqiptare Lazer Bojaxhiu , krenar per origjinen e tij, u varros ne Siçili i mbeshtjelle me flamurin kuqe e zi dhe shqipen dykrenshe.