Veliaj rikthen aksionin e Enver Hoxhës : Urdhër administratorëve: Çdo pallat te mbjelle nga 5 pemë të reja
Kreu i bashkisë Tirane , Veliaj nuk ndalet ne restaurimin e simboleve dhe metodave komuniste ne Baskine e Tiranë. Sipas tij çdo pallat në kryeqytet do të ketë 5 pemë të reja të mbjella qe do realizohen me investime e pune vullnetare te banoreve te tyre
Gjatë një takimit me administratorë e Pallateve dhe Administratorët e 24 Njësive Administrative, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj urdhëroi angazhimin e të gjithë qytetarëve për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra.
“Më vjen mirë që janë sot këtu të gjithë administratorët e njësive administrative të Tiranës, të 24 dhe më vjen mirë që sot na janë bashkuar 80 administratorë pallatesh që përfaqësojnë 80 pallate apo 80 komunitete shumë të çmuara të Tiranës, duke u zotuar që secili prej tyre të mbjellë rreth 5 pemë në secilin pallat. Njerëzit janë ndarë në dy kategori; një që vetëm jep mend si shpiket rrota, dhe një kategori tjetër që falë Zotit janë shumica që bën punë”, tha Veliaj, duke shtuar se Tirana ka hyrë tashmë në një shenjë tjetër emancipimi. “Fakti që shqetësimi që kemi sot është sasia e pemëve dhe ky rekord që ne duam të kapim me 100 mijë pemë deri në datën 21 mars ku do të kemi kulmin e fushatës sonë që është edhe Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, tregon që Tirana ka hyrë në një revolucion jo vetëm gjelbërimi, por edhe kulturor”, shtoi ai.