Vasili: Evropa të flasë me zë dhe figurë për drogën dhe krimin

 

 

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili pjesë e delegacionit shqiptar në tryezën e nivelit të lartë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Parlamentin Evropian thotë se Evropa duhet të flasë me zër dhe figurë për zgjedhjet e blera, për trafikun e drogës dhe për krimin e organizuar.

Vasili: Evropa duhet të flasë më në fund në mënyrë direkte për zgjedhjet e blera, për trafikun e drogës dhe për krimin e organizuar. Duhen vënë detyra të qarta që të mund të monitorohen ashtu siç u veprua për liberalizimin e vizave.

Shqiptarët besojnë tek integrimi europian por jo sa më parë. Inkurajimi i Evropës për ne pozitiv, por jo bashkëjetesë me problemet e rënda të qeverisë që po e bëjnë integrimin një ëndërr të parealiziueshme.

Të gjithë duam një integrim europian sa më të shpejtë,por duam edhe një integrim me përmbajtje dhe të merituar. Nese Europa nuk do të jetë e prerë në zgjidhjen e problemeve që kanë tronditur shoqërinë shqiptare do të mbetemi tek dera e Evropës, pa hyre kurrë në të.