Udhëpërshkrim / Nalt Madhnia e Tij – Kelmendi ( Vermoshi)

 

Nga Albert Avduli

“ Kelmendasit jane me inteligjentet e me te miret”; Edith Durham, te “Brenga e Ballkanit”, faqe 438.
E gjitha nisi nga lajmi per kullen e Prek Calit..Interesimit te tim biri, Anteut,per bemat e ketij burri te kombit, fillova t’i pergjigjem me deshire. E me tej, fillova t’i pershkruaj historine dhe natyren e kesaj treve. Me sa duket po flisja me aq pathos, sa 15 vjecari im, me nderpreu me nje fraze ironike : A eshte fshat Vermoshi apo Lart Madheri ? ! ?
Do ta njohesh nga afer premtova, fjale bute.
Mengjesi i te shtunes se fund shtatorit na gjen ne makine. Qielli eshte murrak kur dalim nga Tirana. Rruga drejt veriut , ne mengjes heret, pershkohet shpejt . Destinacioni , qartesisht percaktuar :Kelmend. Ne oren 08:00 , mberrijme ne Han te Hotit. Tashme , dielli shume po ndrin, e mire po ngroh. M’u kujtuan natyrshem vargjet e famshme te eposit ( ndryshuar ndajfolja menyrore, nga pak , ne mire) porsa tabela e rruges tregon Vermosh. Nis malesia e mbishkodres me pllajat e buta te Hotit si shfaqje e pare.
Ja , shpati i pare. Ne faqe te tij, qendisur me gure te bardhe, nje kryq i madh, si deshmi e besimit te patundur ne zot e ne atdhe. Ky simbol gjigand, le pershtypjen sikur eshte krijuar nga njerez me permasa titanesh. Rruga sa vjen e gjarperon ne terren malor.Diku shfaqet ndonje shkurrnaje, pak me larg nje tufe delesh dhe kreshtat e alpeve si kurore. Brigje eshte fshati ne radhe dhe kullat nder brinja e bregore jane ndertuar. Fshati Stare , duket se ka ndezur zjarre. Tymi nje oxhaku tymnon drejt qiellit si lajmetar i ngadalte.
Nje tjeter tabele, tregon drejtimin per ne Razem,Kastrat por . . . jo kete here. Rrapshi shtrihet ne nje rrafsh te gjere e te larte. Ketu, takojme zyrtarisht vjeshten. Dy drure te larte e te vetmuar, duken si dy vellezer te plakur, por jo me thinja te bardha. Ngjyra e zjarrit ka peshtjell gjethet dhe i ka bere kaq te bukur. Qafa e Klonit apo ballkoni.. Ketu takon qiellin. E takon realisht. Nje bukuri mistike. Ndal makinen dhe femijet( jo nga vitet), leshojne pasthirrma habitore. .Vec tash po shprehin kenaqesi per kete udhetim. Zgjimi heret merzit kedo.
E di qe kjo eshte doza e pare e gezimit te tyre. Alpet , zhveshur nga bimesia , ngjyre bronxi ne mungese te debores, nuk duken aq Indiferent ndaj vizitoreve. Telefonat, shnderruar ne aparate fotografik, fiksojne imazhet njerezore e natyrore. Keto male te thepisura me shume se shkemb mbartin ngjarje te medha te kombit. Ne memecerine e tyre ata percjellin kumtin e lavdise se burrave e grave te kesaj krahine vitale. Lugina e Tamares duket poshte e ne duhet te mberrijme aty ku nis historia. Zbresim malin neper rrugen qe pershkon shpatin e tij te vrazhde, por zbutur nga kendet e embla dhe kthesat e shpeshta. E famshmja ure e Tamares si nje zonje fisnike qe vec me pranine e saj uron “mireseardhjen”. Jemi ne krahinen e Kelmendit.
Klementus e paten quajtur romaket dikur. Prokopi i Cezarese, ne shenimet e tij permend keshtjellen klementiane. Jam i sigurte qe keshtjella ka qene reale sic do keshtjelle me blloqe guri e bedena. Zbulimet arkeologjike deshmojne jeten ne lashtesi, por edhe ne kuptimin metaforik e real, Kelmendi jone eshte nje kala .

Tamara gumezhin nga vizitoret. Qendra e fshatit sistemuar ne menyre shplodhese. Nje mini shatervan ne mes te sheshit me pllaka. Vemendjen e terheq me se pari memoriali i luftetareve patriot . Emrat te gdhendur ne mermer te dhjetra luftetareve deshmore. I pari emer dhe portreti i Atij, emer madhit e veper shquarit, Prek Cali. Vijojne poshte heroit emblematik emrat e atyre qe pati ne krahe ne dite baruti e zjarri. Prek Cali ishte dhe mbetet Kapedani Kolos i shqiptareve. Duke nisur nga marsi i vitit 1911, se bashku me Ded Gjon Luli e Uk Turku, sulmojne kazermat turke ne Rapsh. Me 1913, me Mehmet Shpendin e Sokol Begun , per gati tre muaj ne beteja te perditeshme kunder malazezeve, ne ruajtje te teresise teritoriale. Fundi i vitit 1944 e gjen perballe forcave bolshevike , qe ai dhe bashkeluftetaret e tij i identifikonin po aq te rrezikshem dhe demberes sa sllavet. Dimensionet e figures se Tij reflektojne aq madheshti jo vetem sepse ceshtja ishte historike, por edhe per faktin se bashkeluftetaret dhe krahinoret e tij ishin po aq vigane ne mbeshtetjen qe i dhane. E pra, ne Tamare, takon nje kreshnik , jo nga eposi , por nga realiteti. Bije e kesaj toke eshte edhe e famshmja Nora e Kelmendit. Shenjt Nora do ta quaja per emrin qe ka lene kjo bije fisnike e gjakut arberor. Nik Loka, tjeter kelmendas i shquar si nje nga komandantet e forcave te Lidhjes se Prizrenit. C’te shkruaj, c’ emer te permend . . .? Ne kete krahine, cdo fis ka emra rrethuar me aureolen e lavdise. Kjo eshte dhe aresyeja qe Kelmendi ka dekoraten “ Nderi i Kombit”

Kreshtat e maleve, lumi vogel i Cemit te Selces qe pershkon luginen, buzeqeshja e vendasve, e bejne shplodhese , teper shplodhese, pushimin e kafes. Kullat e fshatit , diku te vjetra e krejt ne tradite, diku te reja , por duke ruajtur arkitekturen e vjeter, diku shnderruar ne vila, te krijojne nje ndjenje sa miqesore aq imponuese. Femijet bejne foto pa fund dhe pohojne : sa mire qe erdhem. Flamuj kombetar, por edhe amerikane verej te vendosur jo vetem ne qender te njesise administrative, por edhe mbi cati e ne gerxhe shkembinjsh. Te rinj shoh pake, shume pak.

Vazhdojme udhetimin neper fshatin Selce. Fshati ndertuar ne nje shpat te bukur e mbreselenes. Nje cope parajse ne toke duket harmonia e fshatit me natyren. Nje tabele tregon adresen e bujtines me te afert dhe vend qendrimi per kamping. Duke u ngjitur , detyrohemi te hapim paksa rrugen. Perballe po na vjen nje tufe e vogel lopesh dhe bariu i lodhur i shtrengon qe te ecin sa me shpejt. Ne lodhjen dhe varferine e deshmuar nga veshja e ecja, nuk harron t’na pershendes. Pikerisht ne Selce , ne germime rastesore, jane zbuluar rrenoja antike dhe nje thesar monedhash ilire.
Tashme, Vermoshi nuk eshte shume larg. Rruga eshte sa me taban aq edhe panoramike. Jemi ne brez pyllnajash qe sa ka nisur te ndjejne vjeshten dhe po veshin uniforme kamuflazhi. Ku shoh nje dru me gjethe ende te gjelbra, tjetri eshte zverdhur e dikush nga druret ka vetem trungun e deget gri, ne varesi nga specia apo familja qe i perkasin. Metamorfoza e natyres dhe diversiteti i flores dhe faunes eshte nje tjeter pasuri ne keto shpate, alpe e lugina te Kelmendit. Vetem njerezit nuk kane ndryshuar ne keto ane. Po aq tradicional, besetar e patriot si te paret e.tyre. Ndane rruges , nje tabele tregon vendndodhjen e hotel “ Alpin”. Tabele me vogel orienton se tjeter destinacion eshte Maja e Trojanit.
Jemi futur ne Vermosh. Fshati gelon nga banoret e moshuar qe shpejtojne te grumbullojne barin dhe mbledhin misrin, para se debora e pare t’ja behi. Ne rruge, ndane nje are rrethuar me ristela , nje zonje pyesim per kullen e Prek Calit. Na orienton dhe na kujton se nje cope rruge nuk eshte fort e mire.
Mberrijme dhe heshtja na zoteron. As femijet nuk flasin, as po bejne foto. Nje gjendje dehje na peshtjelle.Keto themele e keto gure bejne histori. Se keshtu nisin legjendat.Duke kaluar vite, dekada, alpe, lumenj, krahina te tjera e deri sa vjen ne Mallakstren time, mit eshte kthyer. Miti i luftetarit te kombit e te lirise.

Tek bar restorant “ Natyra”, perndryshe “ Qershia”, ndalim te prehemi. Nje burre eshtak, por gjithe gaz na uron mireseardhjen. Vasel Mita eshte zotnia e tij. Buke e kripe e zemer eshte formula magjike qe Anteun e shkrin se qeshuri. Mbasi pershendetemi e rehatohemi, teksa femijet po porositin ushqim, une ulem ne shoqerine e te zotit te restorantit e te shtepise. Vaseli me ofron nje gote raki kumbulle te pjekur per merak. Nje tjeter malesor na vjen e nab en shoqeri. Ai pershendet edhe zonjen e shtepise , nje grua zonje, me veshje tradicionale qe edhe rrudhat ja tregon te bukura sa lugina e Vermoshit te saj. A je lodh oj sojnike ? Sa bukur e tha ! Sa muzikalitet percjell kjo pyetje komplimentuese ! e shkrihet ashpersia e burrit te maleve thjesht nga togefjaleshi “ oj sojnike”.
Vasel Mita , me fare pak shkolle, ka botuar edhe nje liber.” Rruget e jetes” e ka titulluar dhe Brenda rreshtave ka jeten e tij, por jo vetem. Lexoj vargjet e thjeshta, por qe shprehin thelbin e karakterit : “ Kush i thote vetes njeri, me parimet s’bene tregeti”.
Nga Mallakastra jam, nga Corrushi- ju pergjigja pyetjes se tij. U krijua nje pauze, leshoj nje ofshame te lehte e artikuloj : Jemi vrare me armiqte e rraces, por jemi grire dhe midis vedi , or mik”. Marr me mend cfare tjeter donte te shtonte , por . . . Miku eshte si Zoti.
Me tregoj se dy djem ishin ne Greqi e tjetri me me fat ishte ne Amerike. Kemi mbet vetem ne, te moshuarit. Rrefimin pasionant e vazhdoj me logun e burrave e miss bjeshken, me bukurite e Lepushes e jeten e veshtire ne malesite tona, por edhe ne krahinat e qytetet e tjera te vendit. Tregonte bukur Vaseli e nuk mungonin ne leksikun e tij as metaforat as terminologjia moderne. U cua nje moment dhe shkoj tek tavolina ku familja ime po hante dreke. Ju shpjegova femijeve se kane WiFi -me tha – e te klikojne nese duan. U ndam si miq te njohur prej vitesh.
Kthimi eshte me i shpejte. Ne Koplik na prêt e na mban per nje gote vere miku jone Anton Koka. Edhe Antoni perfshihet ne vorbullen e rrefimit per heroizmin e malesoreve te Kelmendit, Shkrelit,Kastratit e Dukagjinit. Tregon me aq krenari sa ne nje cast mendova se harroj qe na ka ne tavoline. Ka te drejte gjithesesi. Ajo lavdi na krenon te gjitheve. Qe ta mbyll kete pershkrim te shkurter : Kelmendi, Vermoshi, Tamara, Lepusha, Rapshi, Selca , jane me te vertete nje kurore e praruar ne historine tone kombetare. Vermoshi , po, Nalt Madhnia e Tij, sikurse Anteu im e percaktoj si nje shprehje rastesore, por thelbesisht te vertete.