U dhunua nga policia, reagon gazetari  Enver Doçi: Kam marrë dëmtime, duhet të qëndrojë 4 ditë në spital

 

Gazetari i FaxNews Enver Doçi në një komunikim për FaxWeb.al ka reaguar në lidhje me dhunën që është ushtruar nga ana e policisë ndaj tij mbrëmjen e sotme.

Gazetari shprehet se pas goditjeve është shtruar në spitalin e Peshkopisë dhe po merr mjekimet e nevojshme, duke shtuar se telefoni i tij është coptuar gjatë dhunës së ushtruar nga policia.

Kujtojmë se gazetari i FaxNews, Enver Doçi u dhunua barbarisht nga Policia e Dibrës gjatë kohës që ai ushtronte detyrën.

Mësohet se Doçi ka qenë duke filmuar disa persona që po shoqëroheshin në komisariat, në kohën që ai është goditur me tytën e pistoletës në këmbë dhe në krahë nga disa policë. (Lexo këtu)

”Dola për të pirë një kafe në qendër të qyteti. Po filmoja aksionin e FNSH, policia më thyeu telefonin. Efektivi më shtyu, jam i shtruar në spital. Doktorët më thanë që duhet të qëndrojë 4 ditë në spital. Kam marrë dëmtime në këmbë, s’e mbaj mend çfarë ndodhi. Telefonin ma kthyen sërish, falenderoj drejorin e policisë”