Turqia: aleati i Putinit në NATO?

Në 7 marst presidenti Turk Recep Tayyip Erdoğan tha se Turqia asnjëherë nuk do të tërhiqet nga marrëveshja me Rusinë për raketat S-400, madje la të kuptohet se mund të blejë dhe raketat e reja S-500 që janë në ndërtim në Rusi.
Me marrëveshjen për S-400 Turqia po u thotë aleatëve teorikë në perëndim se konsideron ata kërcënim dhe jo rusinë. Përderisa përgjithësisht për NATO Rusia konsiderohet si kërcënim I sigurisë, pozicioni i Turqisë në mënyrë të padiskutueshme vë në pikëpyetje identitetin e saj zyrtar në NATO.
Turqia ka ushtrinë të dytë më të madhe në NATO dhe marrëdhënia e saj me Rusinë pavarësisht se është në fazë foshnjore, minon qëndrimin ushtarak të NATO ndaj Rusisë.
Në 17 shtator 1950, pra 69 vite më parë, brigade e parë ushtarake truke la portin e mesinit në detin e mesdheut dhe 26 ditë më vonë u ankorua në qytetin e Besanit të Koresë. Turqia ishte vendi i parë që ju përgjigj pozitivisht Shteteve të Bashkuara për ndihmë ushtarake në momentin që veriu i Koresë sulmoi jugun. Turqia dërgoi në total 4 brigada, ose 21 mijë e 212 ushtarë, në një vend 7 mijë e 785 kilometra larg. Në fund të luftës së Koresë, Turqia humbi 741 ushtarë nga të cilët 462 emra janë në monumentin e luftës së Koresë të ndërtuar nga OKB.
Pjesëmarrja në luftën e mësipërme kishte si synim NATO, anëtare e të cilës Turqia u bë në 18 shkrut 1952. Gjatë luftës së ftohtë Turqia mbeti një aleat i palëkundur i perëndimit. Por situata filloi të ndryshojë në nëntor 2002 kur në krye erdhi qeveria islamike e Recep Tayyip Erdoğan. Tërheqja e Turqisë nuk ndodhi brënda një nate.
Në shkurt 2009 ushtria e Turqisë dhe e Sirisë bënë manovra të përbashkëta. Kjo ishte hera e parë që një anëtar i NATO kryen manovra me ushtrinë e Sirisë, vend i pozicionuar që nga themelimi me Rusinë.
Në shtator 2010 forcat ajrore turke dhe kineze bënë manovra të përbashkëta në hapësirën ajrore të Turqisë. Kjo ishte hera e parë që një vend I NATO bënte manovra me kinezët.
Në vitin 2011 një studim i Trendeve Transatlantike tregoi se Turqia ishte vendi me mbështetjen më të ulët për NATO në 37% kundrejt 53% në vitin 2004.
Në 2012, Turqia ju bashkua me statusin e partnerit të dialogut Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait me anëtarë Rusinë, Kinën, Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin.
Në 2017, një zyrtar i lartë kinez tha se Pekini ishte i gatshëm të diskutonte anëtarësinë e Turqisë në këtë organizatë.
Në shtator 2013 Truqia beri të ditur se i kishte dhënë një kompanie kineze tenderin e ndërtimit të sistemit të mbrojtjes antiraketore të programit T-LORAMIDS, nje kontratë kjo ne vlerën e atëhershme 3.5 miliardë dollarë. Kontrata u anulua, por Erdoğan vendosi të lidhej me Vladimir Putin duke nënshkruar marrëveshjen për sistemin e mbrojtjes raketore S-400.
Pavarësisht presionit të perëndimit Erdoğan nuk është tërhequr, duke e konsideruar si një të drejtë sovrane dhe në 7 mars ritheksoi vendimin për të mos u tërhequr nga marrëveshja me Rusinë, madje për të vijuar me sistemin S-500.
Ushingtoni vijon të paralajmërojë anëtarin e saj me kohë të pjesshme në NATO se marrëveshja me Rusinë mund të ketë pasoja të mëdha. Sipas CNN: “zëdhëniësi në detyrë I pentagonit Charles Summers tha në 8 mars se marrëveshja për S-400 do ketë pasoja në marëdhëniet ushtarake amerikë Turqi”. Ai tha se këtu përfshihej sistemi I mbrojtjes raketore Patriot si dhe avionet F-35. Truqia është pjesë e konsorciumit ndërkombëtar të ndërtimit të F35 Lightening II dhe ka thënë se do blejë më shumë se 100 avionë ët këtij lloji.”

Burimi: zerohedge pike com