TURPI METËS DHE SHQIPTARËVE ORTODOKSË PËR JANULLATOSIN
Nga Sulejman Mehaz
Habitemi me shqiptarët ortodoksë të Shqipërisë!, si është e mundur që Kishën Ortodokse Shqiptare ta udhëheq kryepeshkopi grek Anastas Janullatos, i cili që 25 vjet është në krye të kësaj kishe e kurrë se mësoi mirë gjuhën shqipe, jo se s’mund ta mësonte, por ashtu i këndet për ta nënçmuar popullin e kombin tonë. Si është e mundur që kjo kishë të lejonte 25 vjet radhazi Kryepeshkop të jetë greku Janullatos, e kurrë shqiptar, pse kështu, kush është fajtor për këtë? Mos janë fajtor shqiptarët psikolabilë ortodoksë pa ndjenja fetare shqiptare?, si është e mundur që nga 1990-ta e këndej mos të del bile edhe një kryepeshkop shqiptar e të zëvendësonte Janullatosin? Kjo tregon se ortodoksët shqiptarë jo që flenë e s’janë aktiv, por edhe shumë të dëmshëm për kombin e shtetin shqiptarë në përgjithësi. Mos ndoshta më shumë u konvenon që kisha të udhëhiqet nga fryma ortodokse greke sesa shqiptare. Historikisht dihet se grekët e serbët kanë dëshmuar, atë, nacionalizmin fetar sesa kombëtar, te këta më shumë ndikon feja sesa kombi, shpirtrisht e ideologjikisht feja është para kombit. Te këta Krishti më parë është grek e serb e më pas zot e profet. Ç’është kjo agoni fetare e shqiptarëve ortodoksë, mos ndoshta ju tërheq këndshëm Janullatosi me atë frymën fetare nacionaliste greke, apo, mos ndoshta duan greqinë më shumë se Shqipërinë. A s’vëreni e të merrni shembull nga myslimanët që rrinë zgjuar për ta ndryshuar botën njerëzore, kurse ju një Janullatos s’mund ta zëvendësoni me një shqiptar, turpi juaj për fenë, gjuhën e kombin tuaj.
27 dhjetor2017