Trump: normat e interesit po pengojnë ekonominë
Presidenti Trump fajësoi Reservën Federale në ditën e sotme në lidhje me rritjen e normave të interest prej saj duke i cilësuar si pengesë në normën e rritjes së ekonomisë.
“Statistikat ekonomike janë shumë të mira” tha Trump në Twitter. “A e imagjinoni dot se çfarë do isha në gjendje të bëja nëse do të kisha interesa Zero në terma afatgjatë ashtu si administrata e kaluar, në vend të kësaj situate ku është bërë normalizimi i shpejtë i interesave? Do të ishte shumë herë më e lehtë! Megjithatë tregjet vazhdojnë të rriten që nga viti 2016”
Trump është përplasur në mënyrë të vazhdueshme me Rezervën Federale dhe kreun e saj Jerome Powell, sepse kanë rritur interesat në mënyrë të qëndrueshme pavarësisht këmbënguljes së presidentit për të mbajtur në nivel pranë zeros interesat.
Në muajin e kaluar Rezerva rriti normat e interesit nga 2.25 në 2.5%.
Vendimi u pasua me reagimin e presidentit që pa të gjitha hapësirat ligjore për të shkarkuar kreun e Rezervës.
Kreu u Rezervës ka sugjeruar në një takim publik të fundit se do bëjë pauzë në planin për rritjen me dy herë të interesave në këtë vit, një kundërpërgjigje për të zbutur zemërimin e votuesve të presidentit Trump.