Trump një kandidate femër për Gjykatën Supreme

Nga Ermal Ngjelina
Ashtu si edhe herët e tjera, sot po përpiqem tju jap një lajm të sigurt për atë çfarë do të ndodh pas pak javësh. Bëhet fjalë për një kandidaturë të re në vendin vakant të Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara.
Besoj se ju kujtohet odiseja e emërimit të gjykatësit Brett Kavanaguh. Demokratët luftuan fort që të minonin emërimin e tij. Ata shpikën lloj lloj ngjarjesh për ta penguar emërimin e tij. Strategjia kryesore e tyre ishin akuzat për ngacmime seksuale. Të gjitha akuzat rezultuan të fabrikuara, madje vetë akuzueset femra pas konfirmimit të Kavanaugh deklaruan publikisht se ishin përdorur nga politikanët demokratë që të fabrikonin akuzat.
Një teatër i tillë pritet të ndodhë në javët në vijim. Gjykatësja Ruth Bader Ginsburg tashmë është e konfirmuar si e paaftë të kryejë detyrën e saj do shumë shpejt do të nisin procedurat për zëvendësimin.
Këtë radhë propozimi I Trump sigurisht që do të jetë një emër nga lista e konservatorëve, por në ndryshim nga propozimi i vjeshtës së kaluar, do të kemi të bëjmë me një kandidate femër.
Se kush do jetë flitet shumë por askush nuk është i sigurt.
I sigurt është fakti që demokratët nuk do rrijnë duarlidhur. Mëgjithatë strategjia e akuzave me ngacimime seksuale nuk mund të përdoret. Pritet ta shikojmë strategjinë që do përdoret për teatrin e madh të kundërshtimit të kandidaturës.
Në thelb kundërshtimi nuk është emri, por fakti që ai do jetë konservator.
Në ditët në vij do paraqes informacione se kush është Ruth Bader Ginsburg dhe më e rëndësishmja arsyet pse emërimet në Gjykatën Supreme janë të rëndësishme për funksionimin e jetës sociale në Shqipëri.