Trump deklasifikon dokumentet e FISA dhe SMS-të nga hetimi i FBI

Ne ditën e hënë Presidenti Trump urdhëroi deklasifikimin e dokumenteve të FBI që kanë lidhje me hetimin për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhet e 2016. Deklasifikimi prek dokumente në të cilat përfshihen 21 faqe që mungojnë nga aplikimet e FBI për përgjime sipas FISA kundrejt shtetasit Carter Page, si dhe shkëmbimet e komunikimit me SMS të zyrtarëve të FBI Lisa Page dhe Peter Strzok.
Urdhëri i Presidentit erdhi nëpërmjet zyrës së drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe Ministrisë së Drejtësisë. Zëdhënësja Sara Sanders tha se urdhëri plotëson kërkesat e bëra nga një numër i komiteteve të kongresit amerikan si dhe për motive të transparencës.
Në lidhje me aplikimet e FISA për Carter Page, do të deklasifikohen edhe dokumente të tjera shtesë të cilat do të publikohen dhe do të përfshijnë transkriptin e intervistave të FBI me zyrtarin e Ministrisë së Drejtësisë Bruce Ohr dhe intervista të tjera që kanë lidhje me përgatitjen e materialeve për aplikimin për kërkesë të FISA.
Trump urdhëroi gjithashtu deklasifikimin dhe publikimin e mesazheve të SMS të paredaktuara të Bruce Ohr, James Comey dhe Andew McCabe.
Deklasifikimi i dokumenteve mund tëmarrë kohë dhe të parat do të publikohen aplikimet për FISA dhe më pas SMS-të.
Mark Meadows dhe Jim Jordan përdorën tëitter për të falënderuar Presidentin.
Mark Meadows @RepMarkMeadoës: transparenca fiton gjithmonë. Ky është vendimi I duhur I @POTUS. Është momenti që e vërteta tu thuhet hapur qytetarëve dhe qytetarët të gjykojnë vet se cfarë ka ndodhur në nivelet më të larta të FBI dhe ministrisë së drejtësisë.
Rep. Jim Jordan @Jim_Jordan: mbështesim vendimin e presidentit për deklasifikimin e nëj pjese të aplikimit të FISA për Carter Page dhe komunikimet e individëve kyç në FBI dhe Min. Drejt. që drejtuan hetimet Ruse: Comey, McCabe, Strzok, Page, and Ohr. Transparenca është një gjë e mirë.