Thairi më i fortë se Rama në grupin që drejton PS-në

 

Nga Fitim Zekthi

Saimir Tahiri meriton te komplimentohet fuqimisht. Ne raste skandalesh si ky i ish ministrit te brendshem pergjithesisht funksionon nje rregull: Personi ne qender te skandalit hidhet ne rrota, me fjale popullore shitet, ai ofrohet si kurban, sakrifikohet ne menyre qe pushteti te vazhdoje, gjerat qe jane bere me pare te vazhdojne te behen perseri. Me kete hedhje nen rrota grupi (qofte ai bande, organizate kriminale apo politike) dhe lidershipi i tij ruan pushtetin. Pikerisht kjo gje ne nje fare menyre rilegjitimon kete pushtet. Ne fakt kur dolen pergjimet e policise italiane dhe Tahiri ishte personazh i rendesihme ne to, kryeministri Edi Rama veproi sipas ketij rregulli konvencional. Ai tha se “ishte i neveritur dhe i shokuar nga ajo qe degjoi”. Te nesermen ai tha se “brenda tyre kishte drure te shtrember”. Pra e hodhi ne rrota. Gjithe grupi i deputeteve te PS heshti duke pranuar ne kete menyre sakrifikimin ose me mire kurbanizimin qe i beri Rama. Me pas gjithcka u permbys. Fillimisht ministri i brendshem Xhafa tha se nuk ka prova per Tahirin. Me pas Rama, sikur te ishte njeri tjeter, tha se “po gatuhet vetem nje corbe”. Deputetet e PS ne keshillin e mandateve nen drejtimin e Rucit nisen luften ndaj prokurorise dhe mbrojtjen frontale ndaj Tahirit. C’ndodhi qe rregulli konvencional u prish ose me mire a u prish ky rregull konvencional i hedhjes nen rrota te viktimes? Ka gjasa qe rregulli ka funksionuar. Grupi nuk drejtohet nga Rama, lidershipi i organizates nuk eshte kryesia e PS dhe e qeverise por njerez te tjere qe kontrollojne PS-ne dhe qeverine dhe qe urdheruan mbrojtjen e Tahirit. Ata jane me te fuqishem se Rama. Ne kete grup Rama eshte ose anetar ose njesi sherbimi. Rama fillimisht mendoi se kishte fuqine ta kurbanizonte Tahirin duke e menduar veten lider te grupit. Por grupi ne kohe te ashpra udhehiqet nga ata qe kane akses tek dhuna dhe shantazhi, nga ata te cilet ne nje moment te kane dhene pushtetin politik. Tahiri vertet meriton komplimenta sepse brenda grupit ka arritur te kete pushtet per te mos u shnderruar thjesht ne nje vegel qe hidhet kur nis dhe ben zhurme apo shkakton avari. Gjithsesi grupi do ta hedhe dike nen rrota. Kjo nuk ka diskutim. Vetem keshtu ai (banda, organizata politike apo kriminale, cfaredoqofte) mund te beje te mundur vijimin e pushtetit te tij ose saj. Te shohim se cili do te hidhet nen rrota. Kjo mund te jete nje hedhje e qete, e heshtur….PS: E gjithe kjo tregon se vendi nuk ka nje qeveri sovrane.