Thaçi kundër Berishës ? Do te me habiste e kundërta !

Nga Nebil Çika

Pse Hashim Thaçi po sulmon Berishën? Cila është frika e Thaçit që po hapë debate të reja në Kosovë? Çfarë po mundohet të fsheh ai prapa sulmeve që po i bën ndaj Berishës dhe ndaj të tjerëve që e kundërshtojnë atë? Kjo ishte pyetja qe kolegu i Kosovës Nehat Shaqiri me beri për sulmin e Thaçit ndaj Berishës te cilës ju përgjigja si me poshtë:

Te d y palët ,si Berisha, si Thaçi janë ne linjën e tyre historike ne qëndrimet ndaj çështjes kombëtare ne tërësi dhe Kosovës ne veçanti . Thaçi është një enverist I njohur dhe qasja e tij si politikan për Kosovën është e tille . Mendoj se komunistet mbeten ne pushtet ne Kosove dhe Shqipëri pas vitit 1944 pasi ata nuk kërcënonin interesat e fqinjëve shoviniste sidomos te atyre jugosllave , gjë me te cilën fatkeqësisht un pajtuan edhe fuqitë e mëdha fituese te LDB. Komunistet kane si qellim pushtetin mjafton një Një Shqipëri apo Kosovë sa për te kënaqur interesat e tyre te pushtetit dhe ata janë dakord , e vetmja pike e pa negocioeshme për ta është qe ata te jene ne pushtet . Thaçi u mbështet politikisht dhe jo vetëm nga pjesa komuniste e politikes shqiptare te njohur për lidhjet e tyre historike me Beogradin para gjate dhe pas vitit 1999 . Besoj se ju kujtohet takimi me Fatos Nanon me një grup shqiptaresh enveristë ne Zvicër ne vitin 1992 ku deklaronte se Enver Hoxha ishte baba , ne kahun e tij ishte pikërisht Hashim Thaçi . Shume politikane e patriote shqiptare te Kosovës u vranë ne Kosove e Shqipëri gjate luftës se 1999 dhe me pas te gjithë drejtues e aktiviste te LDK apo bashkëpunëtorë te Rugovës aleate te PD-se ne Shqipëri, shumica miq e te njohur te Berishës. Hashim Thaçi dhe formacioni i tij politik e ushtarak janë te akuzuar p[publikisht për këto vrasje . Me pak fjale Thaçi si Enver Hoxha u imponua politikisht me dhune dhe me përkrahje te dyshimte ndërkombëtare ne Kosove. Un nuk pres qe midis interesave te pushtetit dhe interesave kombëtare Thaçi te zgjedhe këto te fundit , cdo provokim i tij per kufijtë e Kosovës është një kërcenim qe duhet marre me seriozitet maksimal .

Berisha ndërkohë ka një qëndrim diametralisht te kundërt . Ne shumicën e rasteve Berisha ka pas një qëndrim te qarte atdhetar ndaj çështjes se Kosovës ne veçanti dhe asaj kombëtare ne tërësi dhe për ketë ka paguar edhe kosto me shume se politike . Qëndrimi i tij i artikuluar publikisht qe ne vitin 1992 : Një komb , një qëndrim , ishte një nga arsyet kryesore te largimit te tij me dhune nga pushteti ne vitin 1997 . Gjate luftës se Kosovës ne 1999 Berisha gjithashtu ishte politikani me i orientuar dhe me qarte i Shqipërisë për ate qe po ndodhte ne Kosove . I vetmi qe i doli ne krah Rugovës kuar ai u mor peng ne Beograd ne kohen kur Thaçi dhe miqtë e tij komunistë te Tiranës e shpallen atë publikisht dhe zyrtarisht tradhtar . Kur erdhi ne pushtet ishte pikërisht Berisha qe beri te paktën dy gjera te mëdha për kombin dhe Kosovën. E para qe priti presidentin Bush te parin president amerikan ne detyre qe ka vizituar Shqipërinë e qe shpalli nga Tirana vendimin për pavarësinë e Kosovës . E dyta qe mundësoi ndërtimin e Rrugës se Kombit një nga veprat me te mëdha ne histori te bashkimit tone kombëtar .

Nuk besoj se ka shqiptar normal nga mendja te mos ta dije ndryshimin ne raport me çështjen kombëtare midis Thaçit dhe Berishës .

Nuk mu befason fare sulmi i Thaçit ndaj tij e as tërheqja si legen disa dite me pare . Është praktikë e komenteve te lëpijnë atë qe pështyjnë kur ndjehen ne vështirësi. Befasi e çudi për mua do te ishte ne se Thaçi do te binte dakord me Berishën dhe jo e kundërta.
Ne se do të mund të bënim një vlerësim te kontributeve te politikaneve shqiptar për Kosovën pas viteve 1990 do te thosha me siguri qe pas Ibrahim Rugovës me te cilin nuk mund te krahasoj askënd , Berisha mund te jetë i dyti .