Te vrane per here te dyte Pjeter….

.

Nga Adriatik R. Dosti

Nuk me del e s’ka per te me dale gjate inati me ate palaco bust e sharlatanizem inagurim te vendosjes se ”nderit” te ish Kryetarit te Parlamentit demokratik shqiptar ne sheshin perpara Kuvendit bandit te Shqiperise…

Te vrane per se dyti Pjeter Arbnori …dhe kete radhe ne vrasjen tende te shemtuar, te pa bese e makabre fatkeqesisht moren pjese edhe mjaft nga te tute..nga ata qe deri dje ne te gjalle tend i konsideroje Miq e te mbanin per Mik..

Ruajme zot prej timit se prej te huajt ruhem vete kane thene te mocmit tane te mencur z.Arbnori..e ja tek e provove edhe ti mbi kurrizin tend ani pse edhe jo i gjalle fizikisht…

…Dhe ATA ..miqte e tu te hershem ”demokrate” mire qe as denjuan te te permendin ty me kurre qe nga ajo dite qe u ndave prej kesaj bote fizikisht..por as qe ju kishte shkuar ndonjehere nder mend te te nderonin me… pas vdekjes e jo me te ngrinin edhe nje Bust – Nderi ne hyrje te atij Parlamenti ne krye te te cilit ti qendrove per disa vite me radhe si simbol i nje ere tjeter pluraliste e demokratike qe duhej te frynte ne ate vend por qe fatkeqesisht mbeti vetem nje iluzion e nuk fryu Kurre…

Dhe ja tek na ulet kembekryq ne menyren me te urryer, bastarde, qesharake , fyese e injoruese sa me s’ka.. paradoksi i radhes se cmendurive shqiptare pa fund, hipokrizive e pa fytyresive qe te lene pa mend e pa goje…

Ai ..te cilin ti e luftove pa meshire aq sa munde e aq sa ”te lejuan” Kreret e asaj fare PD mbushur me shoke e miq per koke te Gramozit …sot ka vendosur ti mbledhe te gjithe horrat bashke pa dallim ”feje, krahine, ideje e ngjyre politike”… e te beje Cheeers se bashku me ta per te te vendosur TY ”perjetesisht” ne Bust perpara atij lloj Parlamenti ku Gafur Mazreku qelloi me arme prijesin e Dhjetorit Azem Hajdari..

Dhe kane ardhur te festojne se bashku me Rucin qe dje si ish sekretar i PPSH e me pas edhe Minister i Brendshem i 2 prillit qe lau me gjak Shkodren antikomuniste e qe po deri dje ai e shpura bandite e vrasese e tij te lane ne burg e pas hekurave per vite e vite me radhe….edhe shoket Sali e lukunia e tij ”opozitare” ..qe pasi mori bekimin nga Juda i shqiptareve Ramiz Alia e shkelen me kembe demokracine e brishte shqiptare duke ja prere koken qe ne lindje…

Dhe horrat e monstrat jane bere bashke ..sikurse jete e mot kane qene po bashke kudo, kurdohere e per gjithcka ..kunder Shqiperise e po kunder shqiptareve…

Dhe ashtu me nenqeshjen e tyre Dhelperake..te pa bese e te pa burrnishme po zene e qeshin, urojne, puthin e perqafojne njeri tjetrin ..se me ne fund ja arriten qellimit te perbashket…te derdhen ne Bust..te percudnuar sa me s’ka…te kerrusur, te vetem, te shemtuar, te shperfytyruar e per ibret sic thuhet ne gjuhen popullore…

Dhe ATA…qe e kishin per detyre ..te pakten moralisht te te nderonin sic e meritoje si nder vuajtesit e pa epur ne burgjet barbare te komunizmit ..ATA qe duhet te te vleresonin per gjithe c’ka dhe ne sherbim te demokracise se vertete e te Kombit e popullit tend…. jo vetem qe nuk e bene Kurre por ..sot jane mbledhur ne Dasmen e Festen e Gramoz Rucit e te Ilir Metes..per te vrare e rivrare per se dyti o i nderuar Pjeter Arbnori…

Krimineli i ka thirur qe te vendosin nje tufe lule ne bustin e sotem viktimes se tij te djeshme … sikurse Ujku therret ne gosti prehen e tij…dhe ATA…Berishet me shoke.. po shkulen se qeshuri edhe pse bejne sikur perkulen me respekt perpara Bustit – shemtire e gogol tendit….

As familja jote nuk foli z.Pjeter ..dhe bej vertet cudi te madhe se si e lejoi kete rivrasje tenden per here te dyte po nga e njejta fare bastardesh e kanibalesh komunisto-bolshevike por po edhe nga e njejta shpure pseudo-demokratike e kllouneve te Saliut me shoke… motra te falangave vrasese te Gramozit me kompani..

Jane po te njejtatt basyrete qe e vrane Shqiperine e shqiptaret per 45 vjet radhazi z. Pjeter..jane po te njejtet kriminele qe boshatisen Shqiperine permes eksodeve te dhimbeshme e tronditese,,,jane po te njejtit vrases te 2 prillit..jane po te njejtet barbare qe organizuan 97 e frikeshme e te tmerreshme qe desh e ricoptoi Atdheun e kombin tone per te treten here ne historine tij te dhimbeshme..jane po te njejtet vrases gjakftohte qe pasi vrane e varen deri edhe Poetet e fjales se lire Blloshmin, Leken e Nelen..rimoren pushtetin e riivrane serisht ne mes te Bulevardit te Tiranes shqiptare te pa fajshem…jane po te njejtet ne shpirt e ne mentalitet qe e nxorren Shqiperine ne rrugen e turpit te pa degjuar te prostitucionit moral, politik dhe ekonomik..qe e kanabizuan dhe droguan vendin frikshem sa me s’ka..duke mbjelle ne cdo cep te tij vetem vdekjen…

Jane po keta barbare o z. Pjeter qe krah per krahu ..Edvin e Sali ..Ilir e Gramoz ..Fatos e kodosh..po prishin sheshe, teatro, stadiume , qendra historike e kulturore, tradite e atdhetari e c’ju del perpara vetem e vetem per shkak te babezise e pa ngopesise se tyre prej hajdutesh e piratesh bastarde e monstra te pa degjuara kurre me pare ne historine e atij vendi e atij populli…dhe te siguroj pa as me te voglin hezitim se ne kete lufte nga themelet qe po i bejne ketij kombi fisnik..Ujqerit, Cakejte e Hienat kane kohe qe jane bere bashke …dhe ne cdo hap vazhdojne te jene po bashke derisa ta shqyejne fare Prene e tyre..

Komunistet vrases te futen ne burg per te te c’nderuar e c’burreruar ne te gjallen tende z. Pjeter e pasi u largove nga kjo bote…ironikisht te derdhen ne Bust..per te ”nderuar” e per te turperuar…

Demokratet qe besoje se do ti nderronin faqen Shqiperise e shqiptareve z. Arbnori ..te paskan patur thjjesht si fasade mbrojtese prej horrlliqeve e tradhetive te tyre..ndaj edhe te shiten kaq lire e te turperuan pas vdekjes ..duke ngerene e duke pire ne te njejtin canak me vrasesit e persekutoret e tu ..

Ndaj u preka fort por edhe u trondita jo pak kur i pashe kete radhe egersirat serisht se bashku..por kete radhe veshur me kostume e me kollare …e qe ngerdhesheshin e zgerdhiheshin perpara viktimes se tyre qe ashtu te derdhur ne bust..as ju fliste e as kish fuqi ti ndalonte dot ne cmendurine e marrezine e tyre te radhes …

Ndaj fatkeqesisht por me plot gojen them se te vrane e rivrane per here te dyte z. Pjeter dhe jo vetem ata qe ti me te drejte me pervojen dhe mencurine tende dje i quajte Specialiste e jo Socialiste …por me se shumti keta..Miqte e tu demokrate qe duket se te paskan qendruar jete e mot me Thike pas shpine..

Turp..e shkuar Turpit….

A.R.DOSTI