“Të shfarosen”. Vampirja komuniste Genta Kaloçi lumturohet për vdekjen e fëmijëve të antikomunistëve

E quajnë shkrimtare e poete por ne fakt është një kafshe tipike komuniste me instinkte vampiri . Genta Kaloçi ka shokuar rrjetin me postimin e saj të fundit në Facebook duke shprehur kënaqësi për vdekjen e djalit 18-vjeçar të shkrimtares Flutura Açka.
Kaloçi e si te gjithë komunistet e ndërton lumturinë e saje mi fatkeqësinë e te tjerëve fatkeqësinë e Açkës si diçka të merituar për shkak të bindjeve antikomuniste të kësaj të fundit, të cilat edhe i ka shprehur herë pas here. Vdekja e të riut sipas Kaloçit është drejtësi, jo fatkeqësi.
“Fatkeqësi?? Jo
Drejtësi? Po? Mbase për disa” – kështu shprehet ajo për vdekjen e djalit të Flutura Açkës, duke e quajtur drejtësi.

Jo vetëm kaq por Kaloçi ndihet mirë që të tjera figura publike antikomuniste nuk kanë fëmijë apo kanë pësuar fatkeqësi familjare duke përfshirë këtu: Visar Zhitin, Spartak Ngjelën, Avenir Pekën, Maks Velon. Sipas saj, fakti që gjëra të tilla nuk kanë ndodhur me shkrimtarë mbështetës të regjimit të Enver Hoxhës do të thotë se ata kanë qenë me të drejtën.
“Përse pasardhësit e kollosit nuk i ka goditur fati me fatkeqësi natyrore (përveçse me padrejtësi e krime njerëzore)!? nuk është rastësi. Mendojeni këtë variant kaq të thjeshtë, se kuptimi i së drejtës dhe jetës fshihet në këto raste e detaje kaq të thjeshta.
Gjithçka shpaguhet në jetë, sidomos mosmirënjohja dhe padrejtësia kur i jep gojës para mëndjes.” – shkruan ajo.”
Kaloçi është e sinqerte , pa maske ne reagimin e saje por ajo është si te gjithë komunistet e tjerë qe kërkojnë e bëjnë shfarosjen e kundërshtareve te tyre . Pak kohe me pare një tjetër “historian” komunist” Pellimb Xhufi mohoi publikisht shfarosjen e fëmijëve te kundërshtareve nga komuniste gjatë diktaturës se Enver Hoxhës . Komunistet nuk ndryshojnë dot thirrje te tilla për shfarosje e gjenocid janë prova qe komunizmi ne Shqipëri është një kërcënim real.