Të pushkatuarit politikë të komunizmit : Të përndjekurit politikë antikomunistë takim me deputetët
Me iniciativën e drejtuesve te të përndjekurve politike te Shkodrës ditën e enjte 29 prill ua organizua një takim pune midis përfaqësuesve te Shoqatës Antikomuniste te te Përndjekurve Politikë dhe një grupi deputetëve qe vijnë nga shtresa e te përndjekurve politike ne Kuvendin e Shqipërisë. Ne takim morën pjese kryetari i Shoqatës Antikomuniste te të Përndjekurve Politike te Shqipërisë Nebil Çika, nënkryetari Filip Guraziu . kreu i te përndjekurve politike te Shkodrës ,Zenel Drangu etje nga deputetet e përndjekur ishin te pranishëm ne takim . Fatbardh Spahia, Dhurata Çupi, Orjona Pampuri, Fatbardha Kadiu, Aldo Bumçi dhe Nada Meçorrapj .
Përfaqësuesit e te përndjekurve politike kërkuan nga deputetet hartimin e një amendamenti për te përmirësuar situatën e te pushkatuarve politike ne ligjin e dëmshpërblimit te të përndjekurve politike. Ne ligjin aktual janë përfshire vetëm një pjese e te pushkatuarve politike te regjimit komunist te cilët shpërblehen në masën masën 8 vite burg gje qe është vlerësuar e pa pranueshme nga përfaqësuesit e shoqatës. Një pjesë e mirë e të pushkatuarve politike si martiret e Revoltës së Spaçit , Qafe Barit etje nuk përfitojnë nga ky ligj pasi janë akuzuar “për terrorizëm” nga gjykatat komuniste ,ndërkohe qe ligji nuk i njeh si te pushkatuar politike mijëra qe janë pushkatuar nga komunistet para 30 nëntorit 1944 l
Ne këto kushte te përndjekurit antikomuniste kërkuan nga deputetet përfaqësues te tyre gjenetike e politike te mundësojnë ne Kuvend mendimin e ligjit ne tre pika
1-Ndryshimi i masës se dëmshpërblimit për te pushkatuarit nga 8 ne 25 vjet burg
2 – Përfshirjen ne dëmshpërblim të te pushkatuarve te akuzuar nga gjykatat komuniste si “terroriste”
3-Përfshirjen në ligjin për dëmshpërblimin te të gjithë të pushkatuarve për periudhën kohore nga Marrëveshja e Mukjes Gusht 1943 deri ne 22 mars1992 .
Deputetet shprehën përkrahjen pa rezerva të kërkesave te te përndjekurve dhe premtuan se do te bejne ceshte e mundur per ndryshimin e ligjit ,apo edhe berjen e nje ligji krejt te ri , ku ti jepej fund një here e përgjithmonë diskrimit ng shteti te të pushkatarve nga diktatura komuniste me ligjin aktual e dëmshpërblimit.
Qe nga fillimi i kësaj legjislature ka një grup te organizuar 12 deputete ë qe vijnë nga shtresa e ish te përndjekurve politike , një lloj lobi apo grupi brenda grupit parlamentar te PD qe kane mare përsipër te përfaqësojnë e te mbrojnë interesat e te përndjekurve politike te komunizmit ne Kuvendin e Shqipërisë.