TE PERNDJEKURIT POLITIK JANE TE DENUAR TE MOS MBESHTESIN PERSEKUTORET DHE BIJTE E TYRE…
Nga Av .Ndre Molla
Prej prishjes se marrveshjes se Mukjes, per shkak te terheqjes se komunisteve me urdher te Beogradit e deri sot, ka nje hendek te madh politik, siocial e shoqeror ne mes te persekutuarve dhe persekutorve te tyre.
Ky konflikt nuk i ka rrenjet ne qendrimet politike por ne moralin qe perfaqesojne te dyja grupimet e medha te shoqerise shqiptare, nga njera ane persekutoret e bijte e tyre nga ana tjeter te persekutuarit dhe bijte e tyre.
Megjithse, ne fillim te viteve 90-te u bene perpjekje te medha per te patur nje pajtim shoqeror nga ana e te perndjekurve politik dhe Partia Demokratike si forca politike qe u mbeshtet nga kjo shtrese, perseri sot e kesaj dite ekziston ky hendek dhe, vetem se ne forma te reja, i pandryshuar si ne fillimet e tij.
Pavarsisht nga qendrime sporadike me interes te ngushte personal te disa perfaqesuesve te shtreses se te perndjekurve politike, ne te gjitha rrethanat shtresa e te perndjekurve politike ka mbeshtetur gjithnje partite e djathta, kryesisht Partine Demokratike e cila praktikisht ne perberjen e saj, ne struktuart partiake nga seksionet e deri ne kryesine qendrore ka perfaqesues nga kjo shtrese. Me kete force qe u bashkuan ne fillim, kjo force i ndihmoi te dilnin nga ferri, kjo force i ndihmoi te shkolloheshin, te punesoheshin. Per hire te vertetes, ne vitet 1992-1996, shume kujt nga kjo shtrese ju dhane mundesite e shkollimit e te punesimit, megjithse jo sa duhet, here per paragjykim here per shkak te situates tejet te mjere qe mbizoteronte ne kete shtrese.
Te gjitheve na kujtohet lufta e pameshirshme qe bene komuniste, ishkomuniste, socialiste e bije te tyre kunder drejtuesve te rinj te administrates shtetrore ne drejtesi, dhe ne punet e tjera. Nuk kane pushuar per 5 vjet rrjesht nga 1994 e deri ne 1999 duke sulmuar gjyqtar e prokurore te rinj qe u formuan ne fillim vitet 90-te. E nga kush vinte ky sulm? Nga perfaqesuesit me tipik te diktatures hoxhiste, sigurimsat, ish gjyqtare, prokurore, e hetues te diktatures, qe faktikisht i kishin duart te lyera me gjak. Sulmoheshin, anatemoheshin, etiketoheshin si e keqja e vendit nga kloset, gjinushet, Rucet. Dhe ja arriten qellimit ta pastrojne drejtesine nga pjesa me e ndershme e saj. Perndryshe shihni se cfare ka ngjare? Nga 2002 e deri sot sistemi i drejtesise eshte mbushur me gjyqtar e prokuror te rinj e nga ana tjeter eshte perkeqsuar ne esktrem gjendja ne drejtesi, derisa kemi ardhur ne situaten e te famshmit vetting, te cilin , perseri komunistet e rinj kerkojne ta kthejne ne fushate kapje te drejtesise.
Pavarsisht se u vrame, u preme, u zhdukem, shfarosem, u varferuam u mjeruam prej tyre, kjo shtrese, per interesa te larta te atdheut fali pa i kerkuar kush falje (gabim i rende). Askujt prej persekutorve nuk i ra ndermend te kerkonte falje, edhe hipokrizisht. Jo per falje te ndjere, se kjo nuk ka per te ndodhur kurre, por thjeshte “me la gojen bre!”.
Sigurisht se ne drejtim te perndjekurve politik ka patur disi vemendje kur vendin e ka qeverisur Partia Demokratike. Askush me shume se ne te perndjekurit nuk e dime se ne fakt edhe PD-ja ka bere pak ne raport me fuqine elektorale qe ka patur ky grupim ne PD, por ka bere. Eshte gabim i rende i PD-se, dhe qe duhet korrigjuar urgjent, fakti se Dyert me te lavdishme shqiptare nuk jane te perfaqesuar ne politiken dhe qeverisjen e vendit. Sot nuk ka asnje justifikim, duhet afruar jo per ti respektuar formalisht por per te ndare me ta udheheqjen e vendit. Gjithashtu eshte fakt, se perveq ndonje puthadori, apo me keq akoma sahanlepiresi, ne asnje rast nuk jane mbeshtetur e perkrahur nga e majta ne pergjithesi e PS-ja ne veqanti. Hidhni nje sy statistikave te largimeve nga puna qe kane ndodhur sa here e majta ka ardhur ne pushtet. Ne 80 % te rasteve jane larguar nga puna ish te perndjekur politik.
Sot bijte e xhelateve, shtyjne, mbeshtesin, mbase dhe sponsorizojne me korrupsion politik e ekonomik perqarjen e te djathtes nepermjet te perndjekurve politik per krijimin e partise “se tyre”. Nuk ka rruge me te mire se sa krijimi i nje force politike per te perndjekurit politik qe ti defaktorizosh plotesisht. Kjo sepse, persekutoret dhe bijte e tyre e dine shume mire se nje numer i konsiderueshem i kesaj shtrese jane baza e Partise Demokratike, e partive te tjera Legalitet, Ball Kombetar, Demokristian e Republikan. Mua kurr nuk nuk do te me hiqen nga mendja tre gishtat e nje te perndjekuri politik ne Vlore 1997. Te perndjekurit politik jane te ndergjegjshem dhe nuk mund te keqperdoren lehet nga askush. Ata kerkojne perfaqesim dinjitoz prej bijve te tyre. Perndryshe, partite me qellime personale qe jane krijuar heret e vone ne emer te kesaj shtrese, i ka lene me votat e familjarve te tyre.
Renja ne gracken e pergatitur me djallezi “perca e sundo!” te perndjekurve politik do ishte nje gabim i rende, i pariparueshem dhe defaktorizim i plote i tyre ne zhvillimet politike te vendit.
Sot, po, ka nevoje per angazhim, per perfaqesim ne nivelet ma te larta vendimmarrese te se djathtes ne perputhje me rendesine e peshen elektorale qe ka. Kjo nuk eshte kerkese as pretendim i tepert. Ndaj kur kemi shkruar e reaguar kohe me pare se PD-ja ne qender gaboi rende me largimin e figurave te tilla si Topalli e Alizoti kam pas parasyshe se pikerisht kete priste kundershtari politik i saj.
Sigurisht se kerkoj mirkuptim prej grupimit qe i perkas, se kjo nuk eshte thjeshte nje dorezim apo nje interes personal i imi, por perkundrazi, kerkojme qe kjo shtrese te mos perqahet, te mos fragmentarizohet me qellim dobesimin e saj, se kjo do ishte bash ajo qe kerkojne persekutoret dhe bijte e tyre.
Shqiperia, Kombi dhe Demokracia jo vetem ka nevoje per vitalitetin e ish te perndjekurve politik dhe familjeve te tyre fisnike, por pret e shpreson prej nesh.
Ndaj kerkohet pergjegjshmeri prej cilitdo ne ate qe perfaqeson, duke ruajtur te pacenuar moralin dhe fisnikerine e nacionalizmes shqiptare, perfaqesues me dinjitoz te se ciles jane shtresa e ish te perndjekurve dhe te persekutuarve politik.
Perpjekjet dhe qendrimet per faktorizim te Kryetarit te Ish te Perndjekurve Antikomuniste z. Nebil Cika jane per tu pershendetur dhe mbi te gjitha per tu mbeshtetur nga cdo dege e kesaj organizate. Mirorientimi i kesaj shtrese ne politiken kombetare eshte investim per interesa te larta. Nxitja e shperndarjes, fragmentarizimit, xhelozise, interesit te ngushte demtojne kete shtrese dhe vete demokracine, realizojne ate qe kerkojne dhe kane qellim persekutoret tane defaktorizimin tone.
nm…Lezhe me 03.02.2018