Të përndjekurit janë viktima, jo autorë të krimeve të komunizmit !

 

Nga Nebil Çika

Po Fatmir Mediu ç ‘pati ?!
Të përndjekurit janë viktima, jo autorë të krimeve të komunizmit !
Mos u fshihni pas të përndjekurve politikë, hiqni dorë nga kjo lojë politike cinike e hipokrizisë suaj 32 vjeçare !
Ndoqa këtë debatin në Komisionin e Ligjeve për hapjen e Dosjeve të Sigurimit dhe argumentin e Fatmir Mediut që hapja e tyre do të lëndonte të përndjekurit politikë pasi një pjesë e tyre janë detyruar me dhunë nga Sigurimi të bashkëpunojnë me të .
Nuk hyj tek ata qe dyshoj por as nuk guxoj ta vë “dorën në zjarr” në se Mediu ka ndonjë hall personal apo konflikt interesi me këtë ligj ,gjë që mbetet për tu verifikuar në të ardhmen .
Mendoj që ky qëndrim është një spekulim i madh i politikës që për 32 vjet e përdor si justifikim për të mos hapur dosjet e Sigurimit dhe zbardhur krimet e komunizmit dhe autorët e tyre për interesa pushteti .
Të përndjekurit politikë janë të viktima të dosjeve të Sigurimit jo autorë të krimeve të fshehura në to.
Pretendimi se shumica e bashkëpunëtorëve të Sigurimit janë nga shtresa e të përndjekurve politikë është një mashtrim.
Nga zbardhjen e deri tanishme të AIDSSH, rezulton se vetëm një përqindje e vogël e bashkëpunëtorëve janë nga kjo shtresë dhe shumica e tyre të rekrutuar me dhunë .
Dosjet kanë të shënuar edhe mënyrën e rekrutimit: ” Me detyrim ose vullnetar” ndërkohë që shumë prej atyre që kanë firmosur të detyruar bashkëpunimin nuk kanë dhënë informacione .
Kjo mund të verifikohet vetëm në se hapen dosjet dhe shikohet kush ka spiunuar vërtetë e kush ka firmosur nga halli.
Hapja e dosjeve nuk e ka vlerën tek demaskimi i spiunëve por tek çlirimi i tyre nga përdorimi me shantazh e nën presion edhe 31 vjet pas mbylljes, de jure, të sigurimit të shtetit se ,de facto, ai vazhdon të funksionojë edhe sot pikërisht nga këto dosje të pa hapura.
Këmbëngul që bërja me dhunë e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit është një krim më vete i komunizmit dhe ky krim duhet të zbardhet e ti bëhet prezent publikut bashkë me krimet e tjera të tij.
Përdorimi politik k dosjeve të Sigurimit të Shtetit ka pasur si qëllim mbajtjen nën kontroll se djathtës nga komunizmi, pikërisht duke shfrytëzuar bashkëpunëtorët në radhët e sajë .
Në një studim timin, që kur filloi hapja e dosjeve nga informacioni që kam marrë prej atyre që i kanë marrë këto dosje, kam dalë në përfundim se nga shtresa e të përndjekurve politikë në hierarkinë e larte politike të PD dhe parti të tjera të” djathta” si dhe në nivele të larta të pushtetit, gjatë qeverisjeve të Berishës, shumica kanë qenë ish bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit !
Ky është halli që kanë sot Berisha dhe aleatët e tij të pozicionuar kundër hapjes së dosjeve të Sigurimit.