Të “pavarurve”
Nga Indrit Vokshi
Atyre që kur PDja është në pushtet, mblidhen rreth PSs dhe thonë duhet ndryshim, duhet mbështetur dhe forcuar opozita, se sido qoftë opozita, rrotacioni i bën mirë vendit. Ndërsa kur në pushtet është PSja, ata mblidheni dhe thonë skemi opozitë; qeveria po vjedh, po shkatërron, po shpopullon, po hë, ja ikën këta, kë do sjellim, skemi me kë t’i zëvëndësojmë, kështu që le të rrijë ky që po na vjedh, po na fyen e shpopullon. Pra kur opozitë është PSja, opozita le të mos jetë e përsosur, por ajo duhet të vijë bashkë me Edvinramë 11 vjet kryebashkiak, me Gramozruç, me Anastasangjel etj. sepse qeveria duhet ndëshkuar dhe rrotacioni i bën mirë Shqipërisë. Ndërsa kur opozitë është PDja, opozita ose duhet të jetë e përsosur, ose duhet të jenë shenjtorë ose, po nuk ishin shenjtorë, se meritojnë të vijnë, do mbajmë këta që na vjedhin e na fyejnë, na diskretitojnë e shpopullojnë, sepse skemi opozitë, skemi me kë t’i zëvëndësojmë. Këta pra janë “Të Pavarurit” dhe kjo është teoria që ata kanë fabrikuar dhe shpërndarë me qëllim krijimin e argjinaturave mbrojtëse për pushtetin e Partisë së Punës. Sepse Partia e Punës e cila rilind herë pas here, ngjyhet herë si socialiste e herë si rilindase, përveç grupeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të saj, gazetarëve të saj, ushtarakëve të saj, akademikëve të saj, ka krijuar edhe grupin e Të Pavarurve të saj, atyre që shëtisin studio më studio, thonë prej vitesh jemi të pavarur por i shërbejnë pushtetit të Partisë me kopili. Thonë se duhet të vazhdojë rrijë partia, pavarsisht se po na shkatërron e po na asgjëson si komb, sepse nuk i bind opozita. A qeveria i bind. Qeveria su dashka ndëshkuar për këto që po bën, rrotacioni nuk qenka më i shëndetshëm për demokracinë, Lulzim Basha nuk e meritoka atë “T’i japim një mundësi” siç thonin për Edi Ramën në 2012; thonin e kemi provuar në bashki por t’i japim një mundësi si kryeministër, se si kryeministër se kemi provuar.
Këta janë Të Pavarurit të cilëve unë iu jap “Personazhi i Vitit” sepse kanë shkëlqyer duke mbrojtur drogën, konçesionet, degradimin dhe rrënimin e vendit, vetëm me një moto “Sna pëlqen opozita”. Çfarëdo që të bëjë opozita e PD, këtyre ska për tiu pëlqyer ndonjëherë sepse janë të projektuar për ta mbrojtur Mamin Parti nga pozitat e të pavarurve.