Taksa per Rrugen e Kombit eshte vjedhje e hapur,
Nga Elena Kocaqi
1- Qytetaret shqiptar, paguajne 450 milion euro ne vit taksen e qarkullimit, pra per rruget.
2- Paguajne 120 milon euro ne vit taksen e karburantit, po per rruget. Ne 2014-2015, Qeveria rriti nga 84 lek per TVSH ne 324 lek per TVSH ne cdo liter karuburant taksen per rruget, pra nje rritje me 400%.
3- Qeveria mbledh mbi 570 milion euro ne vit, per mirembajtjen e rrugeve, qe perbejne rreth 1 te 6 e buxhetit te shtetit, prej 3.73 miliard euro per 2018 .
4- Qeverise i duhen rreth 50 milion euro ne vit, vetem per mirembajtjen e rrugeve.
5- Qeveria shpenzon vetem 22 milion euro per mirembajtjen nga 570 milion euro qe ju merr shqiptareve. Ku i con leket qeveria?
6- Tani si mos te mjaftoj kjo, puneson edhe nje firme private qe do mbledhi qindra million euro direkt nga xhepi i qytetareve. Qeveria me tenderim te hapur mund te zgjedhi nje kompani apo dy kompani private per mirembajtjen e rrugeve por duke e paguar ate nga te ardhurat qe ka buxheti i shtetit per kete pune qe mund te shkoj ne 50 deri ne 100 milion dollar, nga 570 milion dollar qe mbledh, dhe jo duke vjedhur serish qytetaret.
Pra qeveria
1- As duhet ta mendoj jo te vendos nje taksim direkt ne rruge se ju merr qytetareve 570 milion euro per kete. Shtetet ku paguhet rruga direkt nuk paguajne keto taksa. Taksa per rrugen direkt paguhet kur rruga eshte bere me leket e koncensionarit private, pra eshte investim me leket e tij dhe jo investimi jone prej 1.3 miliard dollar. Qeveria mund te punesoj nga buxheti qe ka nje kompani per mirembajtjen e rrugeve por kjo kompani nuk ka me asnje te drejte te mbledh lekte nga xhepi i qytetarit qe eshte taksuar disa here per kete por paguhet nga buxheti me konkurenc te hapur dhe transparente, meqe mirembajtjen nuk e bene dot shteti.
2- Te uli urgjentisht taksat per rruget dhe rrjedhimisht edhe karburantin qe shqiptaret e kane me cimin me te larte ne Planet, pasi mblidhen me teper taksa sesa duhen per rruget.
3- Nese qeveria do vendosi me kokfortesi pagesen ne rruge, atehere ajo do cuar ne Gjykaten Kushtetuese sepse ka shkelur ligjin kombetar dhe nderkombetar per te Drejtat e Njeirut, me taksimin e shumfisht.
Komente jo profesionale, militanteske, idioteske dhe partiake nuk dua vec komenteve te arsyetuara dhe me fakte. Ne statuset e mia vjen interesi i shqiptareve dhe jo ai i partive politike.