Takimi Trump-Orban pikë kthese për të gjithë Europën

Nga Ermal Ngjelina

Më në fund!!! Pas 14 vitesh përpjekje, Hungarezët arritën të realizojnë një takim zyrtar të këtij niveli. Sipas vetë mediave amerikane një takim i tillë për Orban, dhe ndoshta edhe për kryeministrat e tjerë të Hungarisë, do të kishte pak gjasa të ndodhte nëse në Shtëpinë e Bardhë nuk do të ishte presidenti Trump.
Por rëndësia e takimit të një dite më parë me përfaqësuesin më të lartë të SHBA-së i kalon kufijtë e Hungarisë. Takimi është shumë i rëndësishëm për të gjithë popujt Europianë. Kjo për shkak të kontekstit në të cilin gjendet sot Europa.
Zyrtarisht takimi u krye në përvjetorin e 20-të të anëtarësit të Hungarisë në NATO.
Në fakt, ky ishte takimi mes dy udhëheqësve të cilët ndajnë të njëjtën ideologji dhe qasje në menaxhimin e sfidave, që janë të njëjta për të gjithë civilizimin perëndimor.
Sfida kryesorë është realizimi në praktikë i demokracisë jo-liberale. Ky term në Europë është i zëvendësuar qëllimshëm për ta ngarkuar me valencë negative me termin populizëm.
Vlera dhe rëndësia e takimit trump orban i kalon kufijtë Hungarezë sepse aty u shfaq haptas qëndrimi pro i Shtëpisë së Bardhë ndaj politikës nacionaliste të ndjekur nga Orban qysh prej vitit 2010 kur rimori kryeministrinë.
Deklaratat dhe qëndrimet politike të e ambasadorit amerikan nuk janë të rëndësishme vetëm në Tiranë. Ata trajtohen njësoj si në Tiranë edhe në Kanda, Berlin e Londër.
Dikur CNN, shumë pranë Obama, transmetoi një sqarim përpublikun britanik dhe gjerman, në të cilin bëntë thirrje se duhej të ndalej gara mes mediave gjermane dhe britanike, pasi presidenti Obama i do dhe i respekton njësoj të dyja kombet pavarësisht kompozimit të fjalimit që mbajtin në kryeqytetin e secilit vend.
Takimi i djeshëm Trump Orban është një sinjal politik për të gjithë popujt e tjerë të Europës. Ata pas pak ditësh do të votojnë për zgjedhjet e parlamentit Europian.
Zgjedhjet Europiane që zhvillohen pak ditë më vonë karakterizohen nga fenomeni i bashkimit të prative tradicionale të qendrës së djathtë si Partia Demokratike në Shqipëri me partitë tradicionale të qendrës së majtë dhe ekstremit të majtë homologe të Partisë Socialite në Shqipëri dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Pra partitë homologe të PD, PS dhe LSI në Europë janë bërë bashkë në një bllok. Të gjitha këto janë parti të demokracive liberale e globaliste që anojnë shuëm majtas dhe me qëndrim të qartë anti-nacionalist.
Ato janë bërë bllok për tju kundërvënë partive nacionaliste të cilat në Europë përfaqësohen nga Orban, Salvini, AfD e zonjës Alice Weidel në Gjermani dhe të tjerë. Ata kanë të drejtë që të jenë të shqetësuar dhe të bëhen bllok kundër nacionalistëve Orban, Salvini dhe Weidel.
Pak javë më parë PPE zyrtarizoi kërkesën për largim nga ky grupim të partisë e kryesuar nga Orban. Tashmë është botërisht e njohur se Orban do të jetë kreu i grupit paralamentar të Nacionalistëve Europianë.
Ky grupim ka një qëndrim të qartë mbi formën e re që duhet të ketë Bashkimi Europian dhe për këtë temë Gazeta Minerva ka publikuar një video të Alice Weidel.
Ndërkohë sondazhet në terren, të gjitha analizat në mediat sociale si dhe analizat të gjurmimit të fjalëve kyç (ëord data mining) që përdoren në motorët e kërkimi të tipit Google, tregojnë qartë se partitë nacionaliste që përfaqësohen nga Orban janë në shumë herë më mirë se partitë tradicionale.
E njëjta situatë është edhe në Britani, ky partia e re e Brexit parashikohet të marrë më shumë vota se totali i votave që do marrin sëbashku partitë PD-PS-LSI të Britanisë.
Në këtë ekuacion që nuk u jep aspak shpresë dhe bën depressive partitë tradicionale Europiane, hyjnë edhe faktorët Trump, Shtëpia e Bardhë dhe Senati Amerikan. Këta faktorë në opinionin public, por kryesisht dhe me e rëndësishmja në marrëdhënien mes kancelarive, janë mbështetje e tipit të raketës kozmike me forcë shtytëse dhe mbështetëse të jashtëzakonshme.
Kjo sigurisht që do të projektohet në rezultatin e votimeve që do të mbahen pak ditë më vonë në të gjithë Europën.
Ndërkohë Trump pas takimit me Orban tha për kryeministrin Hungarez: “Ndoshta ashtu si dhe unë (orban) është tip që ngjall polemika. Por ëhstë shumë në rregull sepse ka bërë një punë shumë të mirë për të ruajtur sigurinë e atdheut të tij”
Trump përgëzoi politikën anti emigracion të Orban, politikë e cila e ka përplasur kreun Hungarez me Bashkimin (e majtë deri në bolshevizëm) Europian. Presidenti Trump (nënkupto administrata e tij) shtoi se vendet Europiane që nuk kanë ndjekur politikë të njëjtë me Orban tashmë po përballen me probleme të cilat nuk egzistojnë në Hungari. Trump e përgozoi Orban edhe si mbrojtës të kristianizmit.
Qëndrimin e Trump dhe politikën që ndjek administrata e tij e ka bërë më të qartë ish ambasadori amerikan në Hungari, April H. Foley.
Në një analizë të tij të publikuar në gazetën më prestigjoze të Shteteve të Bashkuara, Ëashington Times, ai përmend faktin e braktisjes së Europës ish komuniste nga administrate e presidentit të mëparshëm dhe ndërhyrjen e asaj administrate në punët e brendshme pa dhënë asnjë kontribut në ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale.
Ai përmend faktin që administrate Trump e përfaqësuar në politikë të jashtme nga Pompeo ka ridizenjuar qëndrimin ndaj Europës ish komuniste dhe po merr shumë seriozisht influencën e vendeve të tjera dhe do të jetë më active. Elementi kryesor në këtë politikë të re ndryshe nga administrate e kaluar janë kanalet e hapura të komunikimit.
Administrate Trump ka vlerësuar investimet ushtarake të Hungarisë si dhe marrëveshjen ushtarake mes të dy vendeve. Bashkëpunimi mes vendeve por edhe rajonit do të përfshijë dhe investimet në sektorët strategjikë të ekonomisë.
Të gjithë elementët që përmenden mësipër nga ish ambasadori, janë element që mungojnë në politikën e jashtme të partive Europiane të tipit PD,PS,LSI të Shqipërisë.
Partitë e këtij blloku nuk kanë bërë asnjë veprim për tju kudnërvënë rritjes në përmasa të rrezikshme të influencës politike dhe ekonomike të Rusisë, por sidomos Kinës. Neglizhenca e tyre është shfaqur në mungesën e vullnetit për të garantuar zhvillimin ekonomik të Europës si dhe përqafimin e ideologjisë marksite, të shprehur nëpërmjet reklamimit të filozofisë së marksit në banerat e këshillit të Europës si dhe në lejimin e sponsorizimit kinez të instalimit të bustit të Marksit në Gjermani një vit më parë. Gjithashtu edhe në shtypjen e fjalës së lirë sidomos të mediave dhe gazetarëve të djathtë. Në fakt situata është më e rëndë nga sa mundem unë ta paraqes në këto radhë.
Kontrollova informacionet që ishin publikuar për këtë takim në mediat shqiptare, që u referohen mediave të huaja, përpara se të shkruaja këtë artikull. Të gjitha mediat shqiptare, kanë dhënë informacionet e mediave të huaja që nuk ndajnë të njëjtin opinion me politikën e jashtme dhe politikën në përgjithësi të presidentit Trump.
Asnjë nga mediat nuk i referohet publikimeve që përcjellin qëndrimin real të Shtëpisë së Bardhë.