Ta varësh natën e ta qash ditën !!!

Nga Nebil Çika *

Kjo është cilësia kryesore e komunistëve shqiptarë ne atë dhe ne ketë kohë . Kjo ishte ndjesi ime e pare kur një mik me postoi një shkrim te ish kancelarit te gjykatës se Kukësit ne kohën e varjes se Havzi Nelës , një “demaskim publik ”  i stilit të Sigurimit te Shtetit , ndaj një shkrimit tim drejtuar kreut te Bashkisë Kukës ku theksoja se Havzi Nela u var si antikomunist dhe jo si poet dhe për faktin qe ne një përurim te një busti te tij ne një shkolle ne Kukës , nuk guxuan te përmendin emrat e vrasësve te tij , midis tyre edhe i ati i kryeministrit Rama .
Ky drejtues i rëndësishëm i gjykatës qe vari Havzi Nulën me paturpësinë ,karakteristikë te komunisteve dhe Sigurimit te Shtetit te cilit i ka shërbyer zyrtarisht me besnikeri, na akuzon antikomunistëve te përndjekur politikë se kemi te njëjtin qëndrim me shefin e tij Fehmi Abiu për Havzi Nelën. Sigurisht qe nuk mërzitemi e nuk “tërbohemi” nga reagime te tilla te persekutorëve tanë komunistë, por vendosa te reagoj për te sqaruar opinionin publik dhe sidomos njerëzit tanë antikomunistë te përndjekur politike te dine te vërejtën mbi këta vemje komuniste , qe po përpiqen te marrin peng martiret tanë , sipas parimit te njohur te tyre: vra natën e qaj ditën .
Siç thash ne fillim personi në fjale ka qene ne kohen e varjes se Havzi Neles ishte kancelar i gjyktes Kukes . Do te thotë qe te gjithë dosjen e tij penale qe un e gjeta ne arkiva e publikova ne emisionin tim Rrno per me tregue , ne Shijak TV , de medie te tjera ja dhashë edhe mikut tim Petrit Palushi i cili e ka publikuar te plote , e ka përgatitura ky person , ky kancelari para. Ky kancelar i shpatës se diktatres se proletariatit , pasi u mor vendimi ne Gjykatën e Kukësit ja nisi dosjen e antikomunistit Havzi Nela , shefit te tij Fehmi Abdiut në Gjykatën e Larte dhe sigurisht krye shefave te tij Ramiz Alia Kristq Rama ne kryesinë e Kuvendit Popullor te cilët miratuan vendimin e përcjellë nga kancelari : Varje në litar !!!
Por jo vetëm kaq ! Varja ne qendër te qytetit dhe detyrimi i qetarëve për te pare kufomën ne litar te antikomunistit Hvzi Nela ishte fundi i përmbushjes se misionit te gjykatës se Kukësit dhe kancelarit te saje .
Dua te sqaroj ne gjë për publikun atë pjese te tij qe e ka harruar komunizmin dhe atë që nuk e ka jetuar atë periudhe kolere : Jo vetëm kancelari gjykatës por pjesëtaret e tjerë te organeve te diktuarës se proletariatit , gjykata m prokurori , hetuesi sigurim etje zgjidheshin njerëzit me besnikë te PPSH një prej te cilëve ishte kancelari ne fjale.
Tani te vijmë tek thelbi i shkrimit . Kancelari i gjykatës qe vari Havzi Nelen , i transformuan ne shkrimtar e gazetar ne demokracinë qe erdhi me gjakun e Havziut dhe martireve te tjerë tanë antikomunist po përpiqet te marre peng Havzi Nelen e vdekur një soj si atëherë kur ishte gjallë , duke i mohuar atij vlerën me te madhe antikmunizmin . Ai na akuzon ne si “pronarë” te Havzi Neles vetëm se ne deshëm ti bënim një monument te madh e dinjitoz siç i takon për te gjitha cilësitë e tij por kryesisht si antikomunist arsyeja për te cilën ai u martirizua . Kur nuk kemi thëne qe Nela nuk ishte poet , ishe madje shume i mire por poezia e tij i ka vlerat se ishte antikomuniste ne kohen kur gjithë te tjerët i thurnin lavde tiranisë komunste  apo me keq , ishin kancelarë e punonjës te gjykatave , prokurorive sigurimit etje hanxharë te diktaturës qe varin poetet dhe cdo antikomunist tjeter  . Ne nuk kemi si te jemi pronare te vetvetes , Havzi Nela ishte njeri nga ne dhe do te mbetet i tille pavarësisht përpjekjes se vrasësve te tij  për ta mbajtur peng ende  . Kancelari , Fehmi Abdiu . Kristaq Rama etje nuk e bene dot këtë as burgun apo ne varrin anonim kur e dënuan e varen jo tani qe shpirti i tij është i lire e ne parajse .
Mirëpo këta kancelarët e gjykatave komuniste nuk duan ta njohin Havzi Nelën si antikomunist po vetëm si poet , i tmerron antikomunizmi i tij se u kujton pjesëmarrjen ne krime e komunizmit dhe kjo sigurisht qe i tërbon . Prandaj mundohen ta trajtojnë atë vetëm si poet duke vene shenjat e barazimit midis tije dhe shërbëtoreve te regjimit e drejtuesve te tij si Namik Dokle , kancelarit te gjykatës apo te tjerë . Po te kishte qene vetëm poet si këta Havzi Nela nuk do përfundonte ne litar por mund te ishte ,se paku , kancelar gjykate apo edhe me tepër , gazetar i Zërit të Popullit , apo edhe deputet e nënkryetar i Fronit Demokratik. Po te mos ishte antikomunist por kancelar gjykate Hvzi nela do te kishte qene mire ne diktaturë por edhe me mire ne “demokaraci” . Do te kishte ardhur nga Kukësi ne Tirane ,te paktën zëdhënës ministrie . Po te kishte qene spiun sigurimi do te qe bere  edhe deputet apo  ndoshta edhe ministër . Pikërisht për këto qe ishte dhe veçanërisht për ato që nuk ishte ne këmbëngulim ne vlerat e tij si antikomunist e patriot i madh .
Por siç thamë ne krye te radhës komunistet janë te pa cipe. Kur një prej autoreve direkt te varjes se Havzi Neles , pjesëtar i gjykatës apo prokurorisë e sigurimit  qe e vari atë guxon e jep leksione publike për viktimën e krimit te tij nuk ka shpjegim tjetër përveç se me cilësinë komuniste: Ta vrasësh natën e ta qashe ditën . Ne kushte te një shteti e shoqërie normale vrasësit e Havzi Nelës dhe te martireve te tjerë antikomuniste pjesëtarët te gjykatave , prokurorive , sigurimit etje do te kishin qene ne burg për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Por ne jemi ne kushte anormale ku ne mungese te ligjit duhet te veproje morali tek personat qe ende e kane atë. Ne situatën aktuale e vetmja gjë qe mund te bëje kancelari i gjykatës komuniste dhe te tjerë pjesëtarë te theroreve politike te diktaturës qe varen Havzi Nelën e persekutuan mijëra te tjerë , është : Te paktën te heshtnin , e thënë ne zhargonin popullor : Te mos hanë mut !

*Kryetar i Shqotës Antikomunistë e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë