Studente e qyetetare para parlamentit kunder Ramës: Askush s’ta ka besën! Plotëso kërkesat

 

Përpara parlamentit po zhvillohet një protestë, ku përveç studentëve ka edhe banorë të “Astirit” por dhe qytetarë të tjerë.

Studentët therrasin: S’ka dialog, s’ta kemi besen

Studentet therrasin me megafon: “Bëj çtë duash, nxirri nga xhepi jot . apo ku i ke futur dhe plotësi 8 kërkesat tona. Nuk ka vend as për dialog e as për negociata. Ju keni përdetyrë të bëni më të mirën për ne sepse ju paguheni me taksat tona.”e bërë dialog me studentët por nuk ke zgjidhu asgjë. Ke bërë dialog me minatorët por nuk ke mbajtur fjalën. Ke bërë dialog me ish të përndjekurit politikë por nuk ke mbajtur fjalën. Nuk ta kanë besën aspak.”

Studentet thirrje per proteste jo politike

Studentët po mbajnë fjalime ku bëjnë thirrje që protesta e tyre mos ketë ngjyrime politike.

“Çdo shqiptar të lërë partitë, mos bëni thirrje partiake, por bëni thirrje për mbrojtje të kauzës sonë. Kemi 15 ditë dhe nuk kemi folur për ligjin e arsimit të lartë”, tha një student.

Nderkohe brenda Kuvendit seanca ka nisur nisur me tensione.

Ora 11:20 Protestës i janë bashkuar edhe banorët e Unazës së Re.

Protestës i janë bashkuar edhe banorë të Unazë së Re. Me pankarta në duar kundër ministrit Gjiknuri, ata bëjnë thirrje antiqeveriare.

“Jemi këtu për kauzën e studentëve dhe për shtëpitë tona”, thanë banorët

Para kuvendit janë hedhur dhe tymuese informon se nuk janë studentët që kanë goditur por nga një militant.

Mobilizohet edhe PD

Ndërkohë edhe PD është mobilizuar për t’iu bashkuar protestës. Sipas kryetarit të PD Fier, Luan Baçi nga ky qytet janë nisur rreth 1000 protestues. Nisja është bërë nga pika të ndryshme të qytetit si dhe nga njësi administrative. Sipas Baçit një pjesë protestuesish janë nisur me mjetet e tyre private.

“Bojkotimi i mësimit, mbledhjet koordinuese në fakultete do të jenë të përditshme. Dita e nesërme, kur Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare, është vendimtare. Aty do të jenë strukur të gjithë përgjegjësit e katastrofës universitare, të sotmit dhe të djeshmit”, shkruan në FB Lëvizja për Universitetin.

Një ditë më parë studentët e dy fakulteteve, Shkencat Sociale dhe Ekonomiku vendosën që protesta dhe bojkoti mësimor të vijojë edhe pas pushimeve të fundvitit.

Ndërsa kryeministri Rama ka nisur një dialog me studentë dhe pedagogë të Fakulteteve dhe Universiteteve, ka bërë publik edhe planin për zbatimin e 8 pikave të kërkuar nga studentët.