STATUJA PARA BURGUT Poezi nga Prof.Isuf Luzaj
STATUJA PARA BURGUT
Portës së burgut ngeli nëna.
Statujë e ngrirë, trastat pranë
Mbi gjemb të telit ngeli hëna,
E varur ndrit si një shandan
Pranë burgut nëna nëpër borë.
Të birin pret në takim.
Dy trasta fshati mbanë në dorë,
Të mbushura plot me internim
Udhëtuar ka, larg nga Vlora.
Të shohë të birin pas në hekur.
Mbi rrobe të zezë rritej bora.
Nën të dridhej eshtër e tretur.
Mbrëmje e zezë, acar i hidhur.
Trashej bora mbi Burrel.
Duarve fshati duke dridhur.
As nënë as djali në sportel.
Portës së burgut ngeli nëna,
Gjysëm ngrirë, trastat pranë
Mbi gjemb të telit ngeli hëna
E varur ndrit si një shandan.
Dalan LUZAJ “Vargje që Udhëtojnë”
Ps. Dje në Shkodër u perurua memorali ne nderim te te perndjekurve politike te komunizmit . Nje pjese e ketij memorali i kushtohet nenave qe ndiqnin djemte e vajzat e tyre ne burgjet komuniste . Prof .Isuf Luzaj dhjtëra vite me pare i ka kushtur nje poezi ketyre nenave ,ne te njejten linje me simboliken e nënes së memorailit .