Standardi “Salianji” në PD – jepi Çezarit ç’është e Çezarit ….
Nga Nebil Çika
Ervin Salianji ,me dorëheqjen nga posti i sekretarit të Grupit Parlamentar të PD pas “humbjes” në numërimin e votave për kryesine e PD , ka vendosur një standard të ri në lidhje me përgjegjësinë politike qe duhet te kenë ose te marrin politikanet e larte te PD-se , ndoshta edhe te partive te tjera. Votimi është votëbesimi qe politikanët marrin nga zgjedhësit e tyre si në elektorat ashtu edhe ne strukturat politike te partive dhe ne këtë logjikë kur nuk arrin te maresh votëbesimin për objektivat që ke duhet te rishikosh edhe pozitën apo detyrën politike qe te është caktuar te kryesh, ajo pa tjetër duhet te përputhet me vlerësimin që zgjedhësit kane për ty . Pikërisht këtë standard ka vendosur z. Salianji me dorëheqjen e tij duke i mundësuar kështu te zgjedhurve te rinj te marrin përgjegjësinë e përcaktuar nga votuesit e te jenë ne krye jo vetëm të të gjitha strukturave , por edhe te punëve te PD-së . Personalisht besoj se z. Salianji në krahasim me shumë të tjerë ,që numërimi u mundësi të zgjidhen në kryesi te PD-së, i takonte te ishte pjese e ekipit drejtues te PD-se por kjo nuk është çështje e imja por atyre qe votojnë e numërojnë votat sigurisht edhe përgjegjësi e tyre . Por le te rrime tek thelbi ,standardi politik e moral qe Salianji Vendosi me veprimin e tij. Besoj se kjo ka te beje me ndarjen e drejte te përgjegjësive e punëve ne PD gjë qe nuk ka ndodhur deri tani. Me konkretisht që gjithkush që merr një përgjegjësi post apo detyre te rëndësishme duhet pa tjetër ta meritojë atë dhe kjo merite ne politike ka vetëm një njësi matje votën e zgjedhësve ne rastin konkret , anëtarëve te KKPD. Përcaktimi me votë i drejtuesve dhe përfaqësuesve politike e elektorale nuk është se ka qene një parim e standarde i zbatuar me korrektësi ne PD, madje edhe ne zgjedhjet aktuale dy nënkryetaret u përcaktuan pa gare , me që po pretendohet zbatimi i rregullave , standardi i vendosur nga Salianji i përforcon shumë ato. Nuk e di në së vlerësimi me votë do të vazhdoje te jete kriter edhe i mëtejshëm i përzgjedhjeve te drejtuesve dhe përfaqësuesve politike e elektoral te PD-se por ne se do te vijojë do dhe duhet të jetë vota e forumeve qe duhet ti përcaktojë ta si ne çdo parti e shoqëri demokratike te botës. Mund te ndodhe qe kjo të mos respektohet por tani e tutje te paktën moralisht çdo kush do ta këtë te vështirë te kapërceje qoftë përcaktimin me vote te drejtimit e përfaqësimit politik qoftë edhe mbajtjen e postit apo detyrës pa votëbesimin e zgjedhësve brenda apo jashtë
partisë . Zgjedhja ne poste drejtuese është privilegj por edhe përgjegjësi dhe ne këtë kuptim te zgjedhurit e ri duhet te justifikojnë besimin e zgjedhësve me punën dhe sidomos me rezultate politike e elektorale . Ky standard duhet te vleje edhe për zgjedhësit dhe numëruesit , pasi vota dhe kalkulimet e tyre duhet te orientohen drejte politikanëve qe e meritojnë realisht atë dhe merita matet pa dyshim me rezultate. Un mendoj ,qofsha i gabuar, se ne këto zgjedhje ky parim, pra merita e votës, nuk u respektua sa duhet . Shesh praktikat e zbatuara me pare ne PD me kujtojnë një anekdotë që tregojnë ne Jug; Një nuses së re i shpëtoi një pordhe ne prani te vjehrrit dhe vjehrrës . Kush e beri ? –Pyeti vjehrri. E bëra un- tha vjehrra për te mbuluar nusen . Vjehrri që e dinte të vërteten – nxori qesen e parave dhe i dha vjehrrës një napolon flori . Nusja qe nuk e kuptoi lojën e tyre vinte vërdalle duke bere pune ne shtëpi dhe kondonte nen zë një kunge: “Ç’vete e vjen ne shtëpinë tënë / Ca pjerdhin , ca marrin gjenë “ .
Shpresoj që pas standardit “Salianji” praktika të tilla ne PD , në mos te ndalohen te k kufizohen disi .