SPIROPALI E NGATERRON ME GRIZELDEN

Nga Redin Hafizi

Atehere Erion Veliaj lajmeronte diplomatet per nje perdhunim makaber. Nje vajze me emrin Grizelda ishte perdhunuar ne menyren me te ndyre sipas opozites se atehershme. Kryeministri i atehershem vuri shtetin ne levizje dhe gjithcka doli nje mashtrim i ndyre, permes te cilit maskarenjte e politikes zgjodhen te perdhunojne qytetaret e Kavajes. Erion Veliaj,Edi Rama dhe Elisa Spiropali nuk kerkuan as ndjese ne ate kohe dhe Shqiptaret harruan dhe ja ku jemi serish te degjojme moralin e perdhunuesve. Ngjarja e perdhunimit te minorenes ne Kavaje eshte ngjarje jashtezakonisht e rende dhe si minimum Spiropali duhej qe te falenderonte Dr. Berishen per denoncimin qe i beri ketij krimi te tmerrshem. Por jo Spiropali zgjodhi te na flase per masat qe kane marre autoritetet dhe harroi te na shpjegonte se ishin keto autoritete qe e mbajten te fshehur dhe i shtuan ditet e makthit vajzes viktime. Ajo eshte e habitur se perse opozita ka marre krahun e familjes ne kete krim duke harruar se ishte ish kreu i opozites qe e denoncoi dhe si minimum duhej te falenderonte ate nese kishte vendosur te jepte deklarate. Me pas Spiropali duhej te kerkonte ndjese per fshehjen e krimit nga autoritetet dhe te premtonte se jo vetem kriminelet do te ballafaqohen me drejtesine, por edhe autoritetet qe e fshehen do te vihen nen akuze. Por jo, Elisa nuk rrjedh nga nje grup i tille politikanesh ku dinjiteti, nderi dhe integriteti qendrojne me lart se cdo gje tjeter ne jete. Per ate perdhunimi i nje vajze qofte edhe e mitur eshte thjesht nje shkak i opozites per te dale me deklarate. Per Spiropalin dhe sorollopin e saj krimet ndaj qytetareve te thjeshte jane thjesht statistika te opozites e jo probleme serioze ku kerkohet po nje vendimmarrje serioze. Me kete logjike edhe kur ishin ne opozite Erion Veliaj dhe Spiropali sajuan rastin Grizelda. Ishte nje perdhunim makaber i prodhuar nga mendjet e tyre. Ne ate kohe Dr. Berisha, kryeminister i vendit vuri menjehere ne levizje autoritetet dhe rezultati ishte edhe me i tmerrshem se perdhunimi vete. Erion Veliaj, Spiropali dhe banda e tyre sajuan nje histori perdhunimi per te ardhur ne pushtet dhe me pas nuk kerkuan ndjese jo qytetareve, por te pakten asaj vajze te ciles me te padrejte i perdoren emrin, e torturuan psikologjikisht, e perdhunuan ne grup dhe u larguan me nje buzeqeshje te shtirur ne buze. Nderkohe Shqiptaret e harruan ngjarjen, por bezeqeshja e shtirur dhe hipokrizia iu faneps serish si atehere me deklaraten e Spiropalit tani, serish per nje perdhunim, por me ndryshimin se tani Veliaj, Rama, Spiropali e perdhunuan edhe fizikisht te mituren dhe kerkojne te bejne Shqiptaret te harrojne duke u shfaqur me buzeqeshjen e shtirur dhe hipokrite te qeverrisjes.