Spaho ne Kukës :Arrestime si në dikataturë,situata mund të eskalojë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho nga selia e policisë së Kukësit kërkoi që të ndalen arrestimet për protestën, duke theksuar se situata mund të eskalojë në vazhdohet në këtë formë.

Spaho: Atij i thamë që i ka prerë në besë qytetarët e Kukësit, pasi dje u është kërkuar që në këmbim të anulimit të protestës nuk do të arrestohet njeri. Gjatë natës si në diktaturë janë arrestuar 24 persona dhe janë lëshuar urdhër-arreste edhe për aq të tjerë. I kërkuam drejtorit ta ndërpresë këtë klimë, i kërkuam që të lirojnë të arrestuarit që i kanë çuar në Tiranë dhe t’i futemi rrugës së dialogut. Nëse vazhdohet kështu situata mund të eskaloj. Shpresoj që ky zë të jetë dëgjuar.